Një gazetare në Spanjë e cila po prezantonte lotarinë është përballuar me një situatë të pazakontë.
Gazetarja e RTVE, Natalia Eskudero, zbuloi gjatë transmetimit live se ishte fituese e një prej lotarive më të mëdha në botë që u mbajt më 22 dhjetor.
Ajo fitoi 5 mijë euro ndërsa reagimi i saj ishte i papërshkrueshëm.
Lotaria spanjolle “El Gordo” është shumë popullore në vend dhe çmimi i madh ka arritur deri në 1 miliardë euro.
Gjatë vitit 2011 u krijua një situatë mjaft e habitshme pas hedhjes së kësaj lotarie. 250 banorët e një fshati fituan të gjithë lotarinë, me nga 100 mijë euro për biletë. Kjo pasi ata kanë një sistem që bën që një kioskë e vetme të dalë me shumë bileta fituese.