Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar së fundmi në rrjetin social Facebook lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengeni Ballkanik”.
Kurti shkruan ndër të tjera se: “ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh”.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim”, shkruan Kurti.