Këngëtari Ledri Vula ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa dhe familjen e saj.
Dua Lipa dhe Ledri Vula kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se para disa kohësh pati aludime se dyshja është në një lidhje, mirëpo s’ka pasur asnjë reagim nga ana e dy këngëtarëve lidhur me këtë.