Dy godina të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë hedhur ditën e sotme në erë me shpërthim të kontrolluar. Vendimi për shembjen e tyre u dha nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimeve që ato morën pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kujtojmë se vendimi i bashkisë përfshinte shembjen e 10 godinave në total të Universitetit Bujqësor. Tani pritet edhe shembja e 8 godinave të tjera. Këto konvikte banoheshin nga familjarë të cilët paguanin një qira vjetore ndaj Bashkisë.
Video gjatë momentit të shembjes e siguruar nga Abc News