Presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap me armë pa leje.
Policia e Tiranës njoftoi se Cërriku ishte shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi mbi të rëndon akuza për veprën penale “Mashtrim”.
45-vjeçari, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë u zbulua nga policia pas informacioneve qe mbërritën se ai qarkullonte me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga autoritetet, presidentit të Turbinës iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Njoftimi i policisë:
Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.
Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.