Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon të kryejë punime në kabina elektrike të Tiranës, ndërsa paralajmëron qytetarët se të premten dhe të shtunën disa zona nuk do kenë furnizim me energji elektrike.
OSHEE njofton se energjia do të ndërpritet në Sauk Kodër, Rrugën e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, Rrugën “Todi Shkurti”, rrugën “Merdar Shtylla”, zonën e “Komunës së Parisit” dhe zonën pranë Kopshtit Botanik.
Njoftimi i OSHEE: “Stakim, data 20-21 Dhjetor. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 20-21 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
09:00-14:00; Sauk Kodër.
09:00-15:00; Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë.
21 dhjetor
09:00-15:00; Rruga “Todi Shkurti”.
09:00 – 14:00; rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit”, zona pranë Kopshtit Botanik”.