E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Kryemadhi del me deklaratë të papritur, akuza për Metën dhe Ramën

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe që përcakton sjelljen e opozitës me intuitucionet. Kryemadhi shprehet se ajo është e gatshme të shkojë në parlament sapo te rikthehet Gjykata Kushtetuese. Nuk i kursen akuzat për bashkëshortin e saj president, duke e cilësuar stabilokrat dhe individi që me mos veprimin tij ka ndihmuar Ramën të kapë drejtësinë. Në intervistën dhënë gazetarit Everest Dedaj, Kryemadhi flet për aksionin e opozitës, marrëdhënien PD-LSI, dhe ndikimin që ka Ilir Meta në LSI.

Intervista e plotë 

Ora News –Zonja Kryemadhi çfarë po ndodh me opozitën? Duket se muajt e fundit dhe ditët e fundit kryesisht është fokusuar vetëm në takim me qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti ndërkohë që ka një tërheqje nga aksioni politik për largimin e kryeministrit Edi Rama, çfarë po ndodh konkretisht?

Monika Kryemadhi: E para njëherë dua të bëj një korrigjim, sigurisht që deri pas periudhës së shtatorit deri në datën 18 Tetor që ishte vendimi i këshillit të ministrave të jashtëm përsa i përket hapjes së negociatave opozita ka qenë e fokusuar në fushatën e saj për të lobuar në të gjitha nivelit dhe të influencës përsa i përket hapjes së negociatave qoftë edhe një “PO” me kushte për Shqipërinë duke pasur parasysh që hapja e negociatave është një nga objektivat kryesore të opozitës shqiptare sepse ne tashmë jemi të bindur dhe nuk ka më asnjë lloj dileme për ta reklamuar apo për ta shfaqur që opozita shqiptare është një opozitë pro europiane dhe ajo çka është më e rëndësishme është që e gjithë puna jonë ka qenë e fokusuar drejt këtij fokusi, drejt kësaj pike.

Kushtet e Bundestagut ishin të domosdoshme dhe janë ato  të cilat opozita gati para një viti e gjysëm i ka artikuluar dhe më pas që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale e bënë akoma më prezente dhe më të dukshme problematikat që shfaqte qeverisja e rilindjes.

Kushtet e Bundestagut ishin shumë të qarta të cilat ishin një roadmap jo vetëm për Shqipërinë por edhe BE por edhe për SHBA të cilat i shikonin 9 kushtet e Bundestagut si të vetmen mundësi për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me tryeza të reformës zgjedhore dhe ku opozita ka qenë e përfshirë në tryezat në nivele teknike pra duke facilituar të gjitha tryezat e OSBE në nivel teknikësh dhe ekspertësh dhe duke krijuar dhe grupet e punës të së gjithë opozitës së bashkuar për të ofruar platformën dhe idetë e saj përsa i përket reformës zgjedhore, sepse një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman të cilat janë mbështetur dhe nga BE ka qenë një reformë zgjedhore dhe implementimi i saj. Që do të thotë e vetmja mënyrë për daljen dhe nxjerrjen e vendit nga kjo krizë politike e cila po shkon dhe po thellohet drejt një krize ekonomike dhe më pas sociale ishin e vetmja zgjidhje e kësaj. Më pas vazhdojmë etapën tjetër që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë gjë e cila nuk është kusht që e ka në dorë opozita por janë kushte të cilat janë në dorë mazhorancës e cila haptaz duket tashmë që prej 2 vitesh ka qenë ajo që ka sabotuar ngritjen e institucioneve të drejtësisë duke filluar me zvarritjen e KLGJ dhe  KLP dhe pas një denoncimi që kemi bërë ne si Lëvizja Socialiste për Integrim në institucionet ndërkombëtare qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe në BE.

Tashmë kemi haptas kapjen dhe tentativat që po bën mazhoranca për kapjen e gjykatës kushtetuese.

Sot kemi një skaner të sistemit të drejtësisë ku duket haptas një reformë në drejtësi e cila u votua me 100% nga e gjithë klasa politike pra me një konsensus politik që ishte i domosdoshëmm, sot kemi një skaner të qartë ku shikojmë një mazhorancë e cila është e ndërtuar në një parlament ilegjitim e cila kërkon të bëj tashmë ndryshimin e kushtetutës sepse  tregon haptas dëshirat e saj për kapjen e gjykatës kushtetuese, gllabërimin e gjykatës të lartë dhe gjithë institucionet e drejtësisë prandaj dhe ka bllokuar ecjen e mëtejshme të reformës në drejtësi, kështuqë të tëra këto çështje janë aksion opozitar dhe mos të harrojmë që oksigjenin më të madh që Edi Rama e ka marrë, nuk e ka marrë nga qytetarët shqiptarë por e ka marrë nuk bandat e krimit të organizuar dhe nga lobimet e qarqeve antishqiptare në institucione ndërkombëtare për të faktorizuar ose për të shtyrë sa më pak pushtetin e Ramës në Shqipëri dhe për të arritur më pas ato qëllimet e tyre antishqiptare dhe tjetra që dua të them, tërmeti i 26 nëntorit ka qenë një nga fatkeqësitë natyrore më të mëdha që ka kapur Shqipërinë post komuniste.  Edhe në këtë 100 vjeçar të jetës të shtetit shqiptar, ka dëmtuar jo vetëm jetë njerëzish dhe dëme materiale por post trauma e tërmetit vazhdon dhe do të jetë akoma më  e thellë në të ardhmen. Dhe mendoj që  aksioni opozitar, nuk ka qenë thjesht evidentimi  dhe takimi me familjet e prekura sepse çdonjëri nga ne që ka bërë atë e ka bërë në mënyrë individuale , solidare dhe njerëzore dhe them gjithmonë dhe jam e bindur qëçdo ndihmesë i kujtdo që bëhet mediatikisht për mua, është shpërdorimi dhe luajtja me fatkeqësinë e tjetrit. Megjithatë kjo është zgjedhje e gjithsecilit nga ne.  Tashmë aksioni opozitar sigurisht që do të fillojë do të vazhdojë. Secili  nga ne mënyrën e tij por duke u  rakorduar si grup opozitar i bashkuar. Çdo parti politike nga ajo kolibja e saj politike, mund të themi që do të ketë aksionet e veta politike të rakorduara me njeri-tjetrin. Por qëllimi  është një, hapja e negociatave në Shqipëri në këtë pranverë.

Ora News: –Znj.Kryemadhi përballë gjithë kësaj panorame që ju po bëni, a ka një sjellje më konstruktive, më normale sesa duhet të opozitës? Ka njënonsens për faktin se nga njëra anë themi se është një krizë e thellë politike, ekonomike, përtej kësaj ka njëtentativë  që ju denonconi të qeverisë për të kapur institucionet e drejtësisë. Kemi një konflikt të hapur të Presidentit me qeverinë pikërisht për këtë dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese…

Monika Kryemadhi: Nuk mund të them këtë sepse normalisht që mediat dhe njerëz të tjerë të cilët duan të kenë ngjarje politike, do të kërkonin  një konflikt trup më trup të opozitës me mazhorancën. Nuk mendoj që ne jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët. Ky është veprimi i fundit që mund të bëjë një popull ndaj një diktature, duke konsumuar të gjitha mjetet demokratike dhe duke konsumuar çdo proces demokratik që ka të bëjë për rivendosjes e rendit kushtetues.

Ora News: Ka ende mjete demokratike që duhen konsumuar?

Monika Kryemadhi: Sigurisht që ka ende mjete demokratike. Ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike. Ajo që ne mendojmë, është që mos mendoni që ushtria që do të përdorë Edi Rama, kundër shqiptarëve janë ata që e duan më shumë Ramën, përkundrazi janë ata që urrejnë më shumë Edi Ramën.

Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat me ta. Armata e mjekëve dhe infermierë që janë like dhe share nëFacebook-un e z.Rama apo që janë pjesëtarë të aktiviteteve të z.Rama në bashkëbisedimet e tij me qeverisjen që duan, janë ata që nuk do të paguhen etj kështu me radhë.

Pra mos të mendojmë që kemi një situatë ajo që shikojmë mëngjes për mëngjes “Photo of the day” të kryeministrit apo të Rilindjes. Por ajo që është më e rëndësishmja, mjafton të dilni në rrugicat qoftë dhe këtu në Bllok të Tiranës, do të shikoni që “Photo of theday” është mjerimi, varfëria, papunësia, është mungesa e shpresës. Rama jo vetëm qëështë i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij.

Ora News: Znj.Kryemadhi a mendoni se Kryeministri ka një forcë më shumë sesa një Kryeministër normal edhe për faktin se opozita është treguar ndoshta siç këmbëngul, më shumë konstruktive sesa duhet dhe këtu mund të përmend edhe faktin që ishte një protestë disa mujore dhe u ndërpre çuditshëm vetëm disa ditë para zgjedhjeve vendore?

Monika Kryemadhi: Sigurisht që ju prisni që strategjia e opozitës të jetëonline për të gjitha mediat. Mos të harrojmë që sa herë që ne kemi tentuar dhe kemi qenë transparentëpërsa i përket strategjisë ka qenëRama ai që ka sabotuar të gjithëaxhendën e opozitës. Kështu që ne kemi qenë shumë diskret nëaxhendën tonë. Nuk ka të bëjë fare tërheqja nga protestat për zgjedhjet e 30 qershorit dhe votimet e Edi Ramës. Normale që Edi Rama kërkonte viktima në 30 qershor . kërkonte djegie të qendrave të votimit më 30 qershor , kërkonte dhunë në 30 qershor që të thoshte që “këta” janë të dhunshëm por në fakt qëndrimi ose tallja që i bëri opozita votimeve të Edi Ramësçfarë prodhoi? Prodhoi për herë të parë mbas 30 vitesh një raport të OSBE-ODHIR dhe raporti i OSBE-ODHIR-it i zgjedhjeve të 96 që besoj që një pjesë e mirë e shqiptarëve duhet ta mbajnë mend është 10 herë më i rëndë se raporti i 96, të cilat të gjitha institucionet ndërkombëtare ja kthyen mbrapsht Sali Berishës atëherë, sepse mbas 96, u bënë zgjedhjet e 97. Nëse do të kishim ndjekur, nëse ne nuk do të lejonim njerëzit të shkonin të votonin normal nuk do të kishim një raport të OSBE. Normal që Edi Rama edhe i vetëm në zgjedhje, sepse sot të gjithë tallen me rezultatet e KQZ të Edi Ramës, që rezultati u doli mbas 1 muaji. I vetëm në zgjedhje. Pra sepse morën pjesë 100 mijë votues thotë ai por dolën 120 mijë vota në kutin e votimit. Dmth që është qesharake. As matematik nuk dinë të bëjnë. As rakordim të procesit zgjedhor të cilin e bënë vet, e votuan vet, e numëruan vet, i votuan vet, i shqyrtuan vet, nuk arritën dot ta bënin. E para dhe e dyta, në ç’vend të botës do ta ndalonte Edi Ramën dhe zgjedhjet e 30 qershorit treguan që Edi Rama është i lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Deri me sot, ke dy kryetar bashkie të shkarkuar për shkak të lidhjes së tyre dhe të dënuar. Dhe kemi edhe një kryetare bashkie që tha jam e lumtur që kanë vdekur 51 veta. Ky është. Dhe ka akoma dhe sa të tjerë kryetar bashkish që Edi Rama i ka zgjedhur vetëm. Kush e ndalonte Edi Ramën në Shkodër mos të zgjidhte ValdinPjetrin, por të zgjidhte një profesor, një grua, një vajzë, një djalë të nderuar pa të kaluar. Edi Rama e dinte shumë mirë që Valdin Pjetri ishte me të kaluar. E dinte jashtëzakonisht mirë sepse i kishte hyr garant sekretari i tij i përgjithshëm. I cili do ti merrte përsipër dëshminë e penalitetit të shtetit Italian fqinj duke qenë që ai ka lidhje të vjetra me drejtësinë italiane. Ka qenë avokat i zyrave të avokatisë nga më të njohurat. Pra po themi, për të marr një dëshmi penaliteti për ValdrinPjetrin. Dhe e dinte këtë gjë. Pse duhet të vendoste Valdin Pjetrin? Sepse lidhja e tij me krimin e organizuar janë detyrime dhe borxhe që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar në shkodëretj, etj, apo sepse nuk rri dot Edi Rama pa këta? Ma thoni, po të bënim ne këtë do u merrte njeri me ValdinPjetrin? Jo. Do u merrte njeri me Gim Kajmakun e Vorës? Jo. Kështu që, kjo është historia e asaj. Dhe për hir së të vërtetës, normal që medias do t’iu interesonte molotovë, fishekzjarrë, dhunë në rrugë dhe në qendra votimi se si ziheshim ne si barbarët dhe nuk do merrej njeri me atë çfarë Edi Rama përfaqëson. Përfaqëson krimin e organizuar. Pra shikojeni në këtë drejtim. Shikojeni në këtë drejtim që kemi një komunitet ndërkombëtar që ka një raport prej 34 faqesh të OSBE-ODIHR ku e bënë copë procesin e 30 qershorit dhe asnjë nuk merret me procesin e 30 qershorit. Asnjë nuk merret me një KQZ që për herë të parë në 30 vjet tranzicionë asnjë raport kombëtar nuk ka cenuar komisioni qendror i zgjedhjeve. Por, për herë ta parë kemi një raport zyrtar, ndërkombëtar që thotë kemi një KQZ politike. Kemi një raport që bënë copë sistemi e drejtësisë. Pra kemi një kolegj zgjedhor i cili kërcënohet nga qeveria me procesin e vettingut. Pra të thotë hapur një raport ndërkombëtar që procesi vettingut përdoret për të kërcënuar gjyqtar dhe për favor të qeveris dhe asnjë nuk merret me raportin e OSBE-OHDIR-IT por të gjithë merren pse nuk dogjët ju qendrat e votimit me 30 qershor. Pra, shikoni të gjithë, dashje pa dashje edhe ne vet brenda opozitës por edhe mediat edhe gazetarët bien herë pas here viktimë e propagandës së Edi Ramës. Nuk merremi ne me çfarë ka prodhuar Edi Rama, se si shqiptarët largohen, vendet e punës mbyllen, se si invenstitorët e huaj largohen, se si sistemi drejtësisë përdoret nga Edi Rama për të gjykuar ose për të shantazhuar të tjerë.

Ora News: Znj. Kryemadhi, kjo tërheqje e opozitës…

Monika Kryemadhi: Jo kjo nuk është tërheqje, është strategji. Më thuaj nëse ne do digjnim qendrat e votimit kush fitonte, Edi Rama apo opozita?

Ora News: Ju mund të merrnit pjesë në zgjedhje e 30 qershorit dhe të fitonit

Monika Kryemadhi: Po s’ka. Zgjedhjet kanë qenë me dekret të presidentit me 18 tetor. Nuk ka zgjedhje 30 qershori. Tani të të bëjë një pyetje. Pse anjë media nuk merret me vendimin e KQZ-së që nuk më la të drejtën mua për të marr pjesë në komision? Që unë duhet të kisha anëtarët e komisionit. Sepse e kam me kushtetut, e kam me kod zgjedhor dhe KQZ-ja mori një vendim të pa ligjshëm. Asnjë media nuk u mor me këtë.

Ora News: U morëm me kolegjin…

Monika Kryemadhi: Jo, jo. Sepse asnjë nuk u mor me kolegjin se si u kërcënua ArturMalaj që i thanë do të të kalojmë vettingun por ti voto kundër opozitës. Votoi ArturMalaj kundër opozitës dhe pastaj e dogjën me vetting.

Ora News: Pra znj.Kryemadhi, mos ta kthejmë në debat…

Monika Kryemadhi: Jo, s’është problemi i debatit. Problemi është i kënd vështrimit. Unë ë shikoj në këtë këndvështrim. Unë e shikoj që sot kam për herë të parë mbas 96 një raport zyrtar ku e tregon qartas që Edi Rama, jo vetëm që ka bërë një proces të paligjshëm, 30 qershorin, kam për herë të parë një raport ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, nuk kam raportin dhe deklaratat e kamikazëve të Edi Ramës që punojnë me rrogë si struktura të Partisë Socialiste në zyrat e OSBE-së por kam një raport me vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR që thotë qartë:

  1. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe I gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo KQZ-ja.
  2. Kam një prokurori e cila vepron në mënyrë të paligjshme.
  3. Kam një proces Vetting-u që përdoret kundër gjyqtarëve për të shantazhuar vendime në favor të qeverisë.
  4. Kam një KQZ të kthyer në një strukturë politike.
  5. Kam një mosregjistrim të paligjshëm të anëtarëve të opozitës në komisionet zgjedhore.
  6. Kam një, po them, mungesa e transparencës dhe përdorimi i mediave në shërbim të Edi Ramës.
  7. Kam mbi 34 konstatime që në asnjë raport në 30 vite tranzicion nuk janë bërë. Kjo është për herë të parë.

Është tjetër gjë që ne nuk duam ti lexojmë dhe nuk duam ti shikojmë dhe është tjetër gjë që ne priremi se duam… “u vra ky”, ka mundësi “të vrasim” ndonjë, sipas opozitës apo sipas mazhorancës ndonjë qytetar shqiptar në protesta? Keni 51 viktima të tërmetit të 26 nëntorit, ku janë 51 viktima të cilët asnjëri edhe sot e kësaj dite, me përjashtim të opozitës dhe të LSI-së akuzon drejtëpërsëdrejtë Edi Ramën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme. A e dini ju që 51 viktima janë vrarë për mosveprim me dashje nga ana e qeverisë? Keni deklaratën e Olta Xhaçkës që thotë: “Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat janë si asnjëherë në 30 vite.”.

Po të shikoni tani nga frika kanë filluar të thonë që janë përgjigjur në kohë, kujt I janë përgjigjur në kohë? I’u përgjigjën në kohë familjes Lala? Që ditën me diell në orën 11 u shemb dhe u vranë fëmijë dhe gra atje? Për dy fadroma që mund të ndihmonin, aty u përgjigjën në kohë? Për të prishur shtëpitë e Unazës së Re kishin 40 fadroma ndërsa për 9 objekte në Durrës nuk kishin as 18 fadroma për t’I ndihmuar njerëzit. Pra, merruni me këtë gjë dhe mos u merrni me aksionin e opozitës. Aksioni I opozitës është shumë I qartë, është jo vetëm sensibilizimi I opinionit por edhe sensibilizim dhe ndërgjegjëzim I mediave sepse sot, kemi një vit që flasim për ligjin e mediave që ai kërkon “Paketën Antishpifje”. Ja ku jemi sot kemi edhe gazetarët në rrugë që protestojnë përballë Parlamentit.

Ora News: -Znj. Kryemadhi a është aksioni i opozitës që po prodhon këtë pushtet absolut për këtë qeveri, përse e them këtë, në 30 qershor opozita u tërhoq dhe la zgjedhjet ndërkohë që 61 bashki tani janë të Partisë Socialiste.

Monika Kryemadhi: Jo në 30 qershor opozita i tregoi botës mbarë që Edi Rama nuk rri dot pa krimin e organizuar.

Ora News: Znj. Kryemadhi, në shkurt dogjët mandatet dhe sot nuk ka asnjë zë kundër këtyre projekt-ligjeve që po kalojnë në Parlament. Pra ka akte parlamentare që Partia Socialiste me ata deputetë listash që zgjodhën Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po kalon ligje të cilat asnjëherë nuk kanë kaluar pa konsensus. A është ky një gabim i strategjisë së opozitës?

Lexo edhe :   Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Do dal bashkë me Bashën në fushatë, jemi një
Lexo edhe :   Kryemadhi kundër karantinës së dytë: Do e shkatërronte ekonominë

Monika Kryemadhi: Po dëgjoj të njëjtat akuza që thotë edhe Presidenti i Republikës, po i’u bëj të qartë, jo nuk ishte një gabim, nuk është fare gabim, kjo është për të gjitha ata që nuk duan ta kuptojnë dhe për të gjitha ata stabilokratë, që kjo opozitë ishte në Parlament dhe ky Edi Rama nuk pyeti as për opozitën dhe as për Presidentin, as për ndërkombëtarët, për asnjë njeri por zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm që nuk e ka në Kushtetutë dhe e mbajti 3 vite Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota dhe nuk pyeti për opozitën. Në cilën Gjykatë Kushtetuese do të ankimontë opozita? A ishte kjo opozitë në Parlament kur miratoi ligjin për dividentin dhe e kundërshtoi, pa pikë turpi fallcifikuanprocesverbalë, fallcifikuan mbledhjen e komisionit të ekonomisë, edhe për dekretin e Presidentit për dividentin ku u fali mbi 120 milionë euro oligarkëve dhe e ktheu Presidentin, nuk pyeti ky Parlament me opozitën brenda për dekretet e Presidentit dhe opozitën. A ishte kjo opozitë në Parlament kur u votua ligji për teatrin dhe Presidenti ua ktheu 3 herë ligjin dhe nuk pyeti fare as për dekretin e Presidentit, as për opozitën, as për protestën e Aleancës së Teatrit përballë Parlamentit. A ishte ky Parlament dhe a ishin dekretet e Presidentit që nuk kanë punë fare me Parlamentin dhe nuk pyeti një drejtoreshë e botimeve në fletoren zyrtare dhe nuk të botoi ‘drejtoresha’ e Agjencisë të Botimeve të Fletores Zyrtare, shkeli ligjin dhe sot e kësaj dite nga qershori nuk ke një proces të hapur investigimi nga Prokuroria e Shtetit Shqiptar, përse nuk u botua dekreti I Presidentit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që botohet në Fletoren Zyrtare një vendim I KED-së që nuk është as me ligj, as me Kushtetutë, as me kod, as me asgjë për tu botuar në fletoren zyrtare. Pra çfarë do të themi, nëse ne do të kërkonim 62 deputetë që të ishin fasadë, për të treguar normalitet dhe për ti dhënë shansin ndokujt tjetër për të bërë pazare politike, unë më mirë rri në rrugë si qytetare e thjeshtë, se sa të rri atje për një rrogë e cila merret në Parlament dhe që nuk ka të bëjë fare tek rroga, se sa të rri aty si fasadë dhe të bëhem dëgjuese e rregullt e një njeriu që me thënë të drejtën është turp i Shqipërisë dhe i joni që e kemi prodhuar ata. Dhe tjetra që dua të them është që çdo gjë, vërtet djegia e mandateve krijon një destabilitet politik të disa institucioneve që nuk na bëhet vonë fare, sepse më mirë një destabilizim politik i të të gjitha institucioneve dhe një ri ngritje totale të institucioneve të shtetit dhe ti japim fund një herë e përgjithmonë fund tranzicionit se sa të vazhdojmë të jemi një fasadë e shëmtuar e një autokrati që po kthehet në diktator të rrezikshëm sepse edhe sot po të ishim ne atje në Parlament, çfarë do të bënim, këpucën ja gjuajtëm, bojën ja gjuajtëm, vezën ja gjuajtëm, më jep Gjykatën Kushtetuese ku unë të ankimohem. Nuk shkoj unë dot as në Gjykatë Ndërkombëtare pa kaluar hallkën e Gjykatës Kushtetuese. Atëherë për çfarë, që ti jap unë idenë e normalitetit Edi Ramës, që ti jap idenë e normalitetit, flirtimit Edi Ramës në opinion publik.

Ai edhe sot e kësaj dite duke marrë një kundërshtim të hapur me një opozitë në rrugë, ai sot e kësaj dite vazhdon dhe intimidon opozitën. Atëherë për çfarë? Për të krijuar idenë që jemi normal, për të krijuar idenë e një komoditeti që ty të shkarkoj, ty nuk të shkarkoj. Po më mirë të gjithë në rrugë dhe të gjithë përballë atij se sa të bëjmë sikur jemi përballë atij. Unë mendoj që teatrot politik duhet ti japim fund, teatrot politike na kanë sjellë këtu ku jemi.

Ora News: Znj. Kryemadhi, a nuk bëri këtë opozita pas zgjedhje të qershorit, nuk bëri pikërisht këtë, pra la rrugën, la protestat dhe tentoi të japë idenë e një normaliteti politik?

Monika Kryemadhi: Jo, nuk është e vërtetë fare, sepse negociatat janë shumë më të rëndësishme se statusi politik i opozitës apo i Edi Ramës. Hapja e negociatave ka të bëjë me Shqipërinë, hapja e negociatave ka të bëjë me stabilitetin ekonomik dhe ligjor të Shqipërisë, hapja e negociatave kat ë bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Europian, nuk ka të bëjë as me Edi Ramën kryeministër, as me LulzimBashën kryeministër, as me Ilir Metën President, as më Monikën deputete në Parlament. Hapja e negociatave ka të bëjë për garancinë që kanë shqiptarët sot në të ardhmen sepse sot 99.99% e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të BE-së dhe kjo është më e rëndësishme për ne. Ajo që dua të them dhe është shumë e rëndësishme sot, nuk ka të bëjë me statusin politik të secilit prej nesh, ne kemi hequr dorë nga statusi jonë politik, ne jemi bërë baraz me të gjithë shqiptarët, nuk ka rëndësi a më duan mua apo jo ambasadat, më duan apo nuk më duan mua ndërkombëtaret, për mua ka rëndësi a më duan apo nuk më duan shqiptarët. Në fund të fundit qëllimi im nuk është të pushtojë godina, të pushtojë unë Parlamentin, të nxjerrë unë deputetët që marrin nga 2 milion e gjysëm rrogë aty, me dieta, me kuota dhe të shkojnë të marrin edhe ndihmë bonus nga bashkia për shtëpinë që i ka dëmtuar tërmeti, për kë? Për atë kam qëllim unë, të nxjerr ata nga ajo godine dhe të fus të tjerë? Jo, nuk është ai qëllimi im, qëllimi im është që shqiptarët të kenë më shumë punë, shqiptarët të kenë më shumë ushqim për fëmijët e tyre, shqiptarët të kenë garanci, shqiptarët të kenë siguri dhe shqiptarët të mos iu falen bandave për të zgjidhur hallet e tyre, por ti falen shtetit, të jetë shteti ai që i ndihmon, kjo për mua është e rëndësishme dhe për mua ajo që ka rendësi më të madhe është aleanca e qytetarit se sa aleanca me stabilokratët. Për mua stabilokratët e kanë marrë në qafë Shqipërinë, për mua stabilokratët e kanë mbajtur Shqipërinë në tranzicion se për mua Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Europian me kohë, që në vitin 2000-2002, por pikërisht këto aleancat fluide, këto interesat politike dhe këto teatrot politik e larguan Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Sot Kroacia është anëtare e BE-së, ndërsa Shqipëria rrezikon që të hyjë në bllok me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që pastaj do të jetë një ëndërr në sirtar për Shqipërinë BE-ja.

Ora News: Znj. Kryemadhi 2 ditë më parë deklaruat se pikërisht tërmeti dhe kjo situatë e krijuar pas tërmetit po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të shtyrë krizën politike, pra për ti dhënë oksigjen qeverisjes së tij. A duket se po bie ajo që opozita ka kërkuar dhe po kërkon, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme dhe duket se po shkojmë drejt 2021?

Monika Kryemadhi: Nuk është çështje date po jua them sinqerisht, ne edhe sikur të jenë zgjedhjet nesër dhes ikur të jenë më 2021, çdo parti politike është vonë nëse nuk ka filluar punën për zgjedhjet sepse unë të paktën e kam nga eksperienca ime organizative. Nuk është problemi i datës këtu, problemi është deri ku do të shkoj humnera për shqiptarët. Sa më shumë të zgjatet kriza politike, aq më e madhe është humnera për shqiptarët, kaq dhe është shumë e thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër ajo çfarë kërkon Edi Rama është që ai kërkon të spostojëRoadmap-in e Bundestagut Gjerman, të BE-së dhe të SHBA-së. Brenda muajit Dhjetor duhet të ishte miratuar paketa e Reformës Zgjedhore që sot është seanca e fundit ose e parafundit parlamentare që ai të miratonte Reformën Zgjedhore dhe i bie që seancën tjetër ta hap në fund të Janarit.

Ai e ka pasur të detyrueshme dhe në axhendë që brenda Dhjetorit të miratonte Reformën Zgjedhore, ne kishim propozuar një mekanizëm, një korpus nga opozita jashtë-parlamentare dhe një korpus nga Parlamenti, i cili me një ndërmjetësim të ndërkombëtarëve, që shpresojmë që të jetë një mekanizëm zgjedhor, i cili do të ecë përpara për të krijuar një Reformë Zgjedhore të miratuar dhe të pranuar nga të gjitha palët, të gjithë faktorët politik, jo vetëm nga partitë parlamentare, por dhe nga të gjithë elementët politikë që duan të hyjnë dhe të përfshihen në politikë sepse ne nuk kemi pse t’i heqim të drejtën çdo njeriu që kërkon të hyjë në politikë dhe të sjellë risi të reja apo ide të reja.

Tjetër që është shumë e rëndësishme është shtyrja e emergjencës e fatkeqësive natyrore që kërkon të bëjë Rama. Ai kërkon që të bëjë rolin e viktimës. Kërkon të bëjë rolin e situatës që të vazhdojë të flasë dhe të bëjë ato dokumentarët e tij me metrazh të shkurtër 10-15 minuta. Nesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë grua shtatzënë ta çojë në maternitet për të lindur, pasnesër mos u çudisni kur të marrë ndonjë pensionist t’i bëjë frymëmarrje artificiale sepse po humbet zemrën. Mos u zemrën. Mos u çudisni kur të shkojë në kampin e Mamurrasit të dezinfektojë sepse ka rënë zgjebja në kamp. Nesër mos u çudisni kur të veshë bluzën e bardhë dhe të shkojë të marrë mikroskopin për të bërë analizat e Check-up.

Pra do të shikojmë dokumentarë dhe seriale të jashtëzakonshëm përsa i përket post-tërmet 2019 Shqipërisë dhe tërmetin kryesor që kemi Edi Ramën, aty që qëndron si pallat pa leje në të gjithë dokumentarët e tij.

Pra nuk më bën çudi ajo që thotë z.Rama dhe axhenda e tij. Të jeni të bindur që me axhendën e z.Rama, mos u çudisni kur të bëjë ndonjë shtëpi në det që të na sajojë ndonjë tërmet tjetër shumë të madh që të ketë viktima dhe të thotë: “Prapë tërmeti”, prapë do qajë. Mos u çudisni të bëjë ndonjë skandal tjetër të thotë kjo do të ndodhë kështu. Do të arrestojë ndonjë nga partia e tij socialiste për të thënë që po lufton korrupsionin dhe ky do të dalë si lideri ynë suprem që drejton dhe fatkeqësitë natyrore dhe thotë këtu ndalo, këtu vazhdo, këtu ec, këtu bëj mbrapa. Unë jam shumë e qartë në axhendën e z.Rama. Mua nuk më shqetëson kjo.

Ora News: Si mund t’i japim fund kësaj znj.Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Fundi i kësaj janë zgjedhjet e lira. Zgjedhje të reja dhe zgjedhje të lira. E vetmja që i jep zgjidhje kësaj krizë politike është kjo, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Dhe mos harroni që situata, të cilën po e krijon Edi Rama po e kamuflon me ERTV, sepse e diskutuam dhe atë ditë në tryezë, është një situatë që po e çon Shqipërinë drejt diktaturës dhe ne e dimë shumë mirë se si përfundojnë diktatorët. Nuk ka ndonjë iluzion dhe beteja jonë me të vërtetën është gjithmonë fitimtare pavarësisht se ku e ka kohën e saj, pavarësisht se është sot apo nesër. Për ne si opozitë është më e lodhshme, ne mund të rrinim dhe të bënim fasadën, të bënim teatër. Fliste Edi Rama dhe ne çoheshim dhe godisnim Edi Ramën, nuk ka ndonjë problem, por problemi është se çfarë do të ndryshojë? A kanë shqiptarët më shumë bukë në shtëpi? A kanë shqiptarët më shumë punë? A i kanë shqiptarët fëmijët e tyre në shtëpi apo po ngrenë të gjithë plaçkat dhe po ikin të gjithë nga Shqipëria.

Ne kemi alternativën tonë që është shumë e thjeshtë. Është një alternativë dhe një paketë ekonomike, të cilën po e bëjmë bashkërisht si opozitë e bashkuar përsa i përket taksave të ulëta, krijimit të klimës së biznesit dhe pjesa tjetër është vazhdimi me rigorozitet në frymën e 21-22 korrikut të 2016 të Reformës në Drejtësi, sepse pa një Reformë në Drejtësi nuk ka investime të huaja, pa investime të huaja nuk ka vende të reja pune, pa vende të reja puna nuk ka të rinj dhe të reja që rrinë në Shqipëri, të cilët të jenë të mirëpaguar. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u krijuar shqiptarëve klimën e biznesit, për t’u siguruar klimën e sigurisë dhe garancinë e pronës. Këto janë tre gjëra kryesore të cilat nuk kanë shumë filozofi të madhe.

Tjetra, mekanizmi që do të arrihet është vota e lirë. Do të shkojmë në zgjedhje duke u solidarizuar dhe kompaktësuar të gjithë bashkë. Faktori Shoqëri Civile, faktori media, faktori opozitë, segmente brenda mazhorancës të cilët e kuptojnë se çfarë po ndodh, faktorë ndërkombëtar që e do Shqipërinë. Jo faktor ndërkombëtar që paguhet në borderotë e Ramës, të krimit të organizuar, të qarqeve antishqiptare. Të gjitha këto do të fillojnë dhe do të konsolidohen. Mos të harrojmë që kanë filluar të kuptojnë se po përdoren paratë e BE dhe SHBA për të kapur Reformën në Drejtësi. Pse Reformën në Drejtësi taksapaguesit evropianë dhe amerikanë e kanë paguar që ta kapi ËngjëllAgaci, me Edi Ramën, më Ulsi Manjën me shokë?

Ora News: Kur thoni me para të faktorëve ndërkombëtarë të paguar më paratë e krimit, e keni për segmente brenda Shqipërisë që ushtrojnë detyrën brenda në Shqipëri, apo edhe për kancelari?

Monika Kryemadhi: Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën. Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm. E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes. Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Washington, kudo për kompanitë lobiste.

Ora news: Ka lobim kundër opozitës?

Monika Kryemadhi: Normale që ka kundër opozitës dhe kundër individëve të caktuar. Kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Edhe unë po të kem mundësi do të loboja kundër Edi Ramës, por s’kam ndërmend se nuk harxhoj asnjë kacidhe lek për të lobuar kundër Ramës.

 Ora News: Ka një perceptim për një marrëdhënie të ngurtë të LSI me PD.

Monika Kryemadhi: Absolutisht fare. Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuarLulzimBashën me dosjen që ia ka mbyllur ËngjëllAgaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Rama me LulzimBashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur. Në momentin që Edi Rama hedh romuze dhe hedh thashetheme nëpër tavolinat e mediave, do të thotë që LulzimBasha i ka ngrit murin kinez Edi Ramës në komunikim dhe për këtë të jeni të bindur, dhe po jua them që këtu nuk është çështje individësh as statusi politik, as I Edi Ramës, as I LulzimBashës, as i Ilir Metës, as I Sali Berishës, as I Monika Kryemadhit dhe as I një njëriu tjetër, këtu është çështja e shqiptarëve. Këtu është çështja e statusit të shqiptarëve, ku do jenë shqiptarët, do jenë antarë të Bashkimit Europian apo do jenë skllevër të krimit të organizuar, kjo është zgjidhja që ne duhet të ndajmë një herë e përgjithmonë. LulzimBasha, Monika Kryemadhi, të gjithë fronti opozitar është pozicionuar, ne duam një Shqipëri europiane, antar të Bashkimit Europian. Tani kush do të jetë me Edi Ramën I bie që të jenë palë që shqiptarët të jenë skllevër të krimit të organizuar.

Ora News: -Znj. Kryemadhi nuk ka një ndikim kundra pedal të Ilir Metës dhe të Sali Berishës respiktivisht të Partisë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste Për Integrim si dy ish lidera pra për këtë mardhënjë dhe për këtë formë si po ndërtohet ky koalicon.

Monika Kryemadhi: Shiko ne kemi këndvështrime të ndryshmë të paktën unë personalisht nuk flas dot për z.Berisha dhe z.Basha por flas vetëm për veten time dhe z.Meta. Kemi këndvështrime të ndryshme për sa I përket drejtimit të LSI, kemi debate, sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar, i pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se RomanaVlahutin gjyqtarë është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar. /oranews

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

‘S’jemi të pavarur dhe as të çliruar, 5 miliarderë na kanë marrë peng’

Politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi, ndryshe nga atmosfera festive gjatë këtyre dy ditëve ka dalë me një gjykim ndryshe. Përmes një postimi në Twitter,...

Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e...

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga...

Mbrëmë u shfaq në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja: Jam infektuar

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se...