Një qytetar nga Korça është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm pranë lokalit të tij.
Sipas policisë, trupi i 45-vjeçarit është gjetur rreth orës 07:15 në fshatin Mborje nga bashkëfshatarët e tij.
Viktima është identifikuar si Flamur Duci, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e tij. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.