Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Miratimi në Kuvend i paketës “anti-shpifje”/ Reagojnë 15 grupime mediash

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miratimi në Kuvend i paketës “anti-shpifje”/ Reagojnë 15 grupime mediash

15 grupime mediash kanë reaguar pas miratimit në Kuvend me 80 vota pro të paketës “anti-shpifje”.

Ata dënojnë vendimin e sotëm të Kuvendit, ndërsa i bëjnë thirrje Presidentit Meta që të mos dekretojë projektligjin.

Shoqata e gazetarëve njofton se do të nisë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi publik mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Njoftimi i plotë: “Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut bën këtë deklaratë:

1-Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.

2-Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj.

3-Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

4-Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.

5-Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.

Lista e organizatave firmëtare:

Këshilli Shqiptar i Medias;

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë;

Qendra Shqiptare MediaLook;

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore;

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë;

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë;

BIRN Albania;

Citizens Channel;

Faktoje;

Instituti Shqiptar i Medias;

Civil Rights Defenders;

Instituti Shqiptar i Shkencave;

Komiteti shqiptar i Helsinkit;

Qendra Res Publica;

Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut”.

Tags: grupimekuvendMediamiratim

TË LIDHURA

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Next Post
VOA: Parlamenti miratoi paketën “anti-shpifje”, gazetarët në protestë

VOA: Parlamenti miratoi paketën “anti-shpifje”, gazetarët në protestë

Pacolli kundër shkarkimit të Trump: Kosova ka besim të madh tek ai

Pacolli kundër shkarkimit të Trump: Kosova ka besim të madh tek ai

“Po transportoj drogë”, shqiptari i sinqertë dorëzohet para karabinierëve

Itali/ Vodhi celular brenda një qendre tregtare, 34-vjeçari shqiptar e pëson keq







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com