Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t’i ndërpresin grevat me afrimin e festave. Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare. Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur.

Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën. Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur, megjithatë, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore. As disa muze nuk mund të vizitohen.

Mësues, mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë. Mësimet në shkollë janë anuluar, kjo vlen edhe për provimet. Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë. Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore.

Në Francë, kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive. Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera. Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën, kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të.

Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve, duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët e grevës t’u bashkohen protestave masive të organizuara në të gjithë vendin.

Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura, ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale. Rreth 80% e trenave në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi nuk funksionojnë.

Në Place de la Republique në qendër të Parisit, sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01:30 pasdite sipas orës lokale.

Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në të gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës.

Paqetësi edhe në pushime?

Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta, që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve. Jean-Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve.

Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat, një sondazh i Ifop-it, i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave. /DW

 

 

 

Tags: Emmanuel MacronFrancekulla eifel

TË LIDHURA

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Next Post
Robert Berisha: Këngët e Elvanës dhe Arilenës në festival janë për varrim

Robert Berisha: Këngët e Elvanës dhe Arilenës në festival janë për varrim

Meta pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti: Do merren masat e shpejta

Meta pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti: Do merren masat e shpejta

Vizat/ Gjosha-Cakajt: Lëri targat diplomatike, kërko urgjent dialog me palën holandeze

Ish-ministrja jep alarmin: Po instalojnë frikën







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com