Qeveria e Angela Merkel në një takim me përfaqësues të bizneseve dhe të sindikatave ka diskutuar strategjinë për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga jashtë BE.
Kancelarja Angela Merkel në fjalën e saj para gazetarëve tha se Gjermani ka nevojë të theksuar punëtorë të kualifikuar dhe kjo nevojë nuk mund të përmbushet vetëm duke kualifikuar punonjësit gjermanë. Për këtë arsye, kanë vendosur që Gjermania të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së.
Nga ana tjetër, Merkel premtoi lehtësimin e procedurës për marrjen e vizës, në mënyrë që të integrohen sa më shpejt në vendin e punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.
“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë,” tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.”
Legjislacioni mbështetës për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar që do të hyjë në fuqi më 1 Mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
Gjermania kryesisht ka më shumë nevojë për profesionistë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe për infermieri, ku ka mjaftë vende të lira pune, por pa përjashtuar edhe sektorë të tjerë si në rrjetin hekurudhorë ku sipas të dhënave të fundit, në tre vitet e ardhshme kompanitë do të zëvendësojnë rreth 100 000 punëtorë që dalin në pension. Pagat në këtë sektor shkojnë nga 34,000 deri në 52,000 euro në vit, në varësi të pozitës dhe përvojës së punëtorëve.