Një adoleshent nga Gjirokastra është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e të riut, ndërsa banorët e zonës tregojnë se ai është parë për herë të fundit 8 ditë më parë. Ata shprehen se herën e fundit ai është parë duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.
Mësohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropulli dhe dyshohet se vuan nga shëndeti mendor.