Dy ish-kryeministra janë dënuar me burg në Algjeri, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.
Bëhet fjalë për Ahmed Ouyahia, i cili u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet heqje lirie.
Ouyahia dhe Sellal janë në mesin e 19 të pandehurve të gjykuar nën akuzat për pastrim të parave, shpërdorim të detyrës dhe dhënie të privilegjeve të panevojshme në industrinë e montimit të automjeteve.
Ata kanë qenë aleatë presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave masive kundër tij.
Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke i akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion.