Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme të Ambasadës Amerikane në Tiranë, një mesazh i fortë ka ardhur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Pompeo paralajmëroi se SHBA do të bllokojë vizat për të gjithë pushtetarët e korruptuar anë e mbanë botës. Këto janë provat e qarta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë marrë seriozisht luftën ndaj të korruptuarve.
Duke iu referuar deklaratës së tij, janë rreth 40 persona që janë futur në listën e zezë, dhe aty dominojnë shqiptarët. Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.
Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.
SHBA-të janë të vendosur për të luftuar korrupsionin, e për të shpallur “non grata” pushtetarët e korruptuar, sikundër kanë bërë edhe me tre zyrtarë të Shqipërisë dhe familjet e tyre, të cilët dominojnë listën me 40 veta të DASH.