Ekspertët izraelitë kanë inspektuar sot ndërtesën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, për të verifikuar nëse selia ka pësuar dëme nga tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor.
Ekspertët, të cilët u pritën nga Baba Mondi, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke parë të gjitha pasojat që mund të jetë shkaktuar në ndërtesë.
Një nga ekspertët izraelitë tha për “News 24” se ndërtesa ka dëme, por është e sigurt. “Ka dëmtime në ndërtesë, por në tërësi ajo është e sigurt.”