Tërmetit që goditi vendin javën e kaluar nuk i kanë shpëtuar as monumentet e kulturës dhe as godinat qeveritare. Një nga godinat shtetërore që ka pësuar dëmtime të mëdha është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Grupi i inxhinierëve që ka bërë kontrollin e ka kategorizuar me dëmtime të mëdha strukturore. Sipas tyre, godina është jashtë funksionit dhe e rrezikshme.
Rrafshohet me tritol brenda pak sekondash hoteli 6 katësh në Durrës (VIDEO)
Ndërkohë, titullarët e doganave kanë marrë masa për largimin e të gjithë punonjësve dhe përshtatjen e tyre nëpër zyra të tjera institucionale për të garantuar funksionimin normal të institucionit.
Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.