Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj është kërcënuar me jetë.
Dyshohet se ky kërcënim vjen si reagim i personave të dënuar, për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare. Mësohet se prej 2 muajsh Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje në Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka hapur edhe një hetim në lidhje me këtë çështje. Bëhet me dije se dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë drejtorin.
Ky është rasti i dytë që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, për shkak të detyrës.