Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dasma mes tërmetit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

Nga Frrok Çupi

E ndryshmja e kësaj tragjedie prej tragjedive të thëna në Kanun a përtej dokeve, është kështu: Mes fatkeqësisë së tërmetit që pikoi në shpirt kombin, kësaj here secili ka të drejtë që edhe ditën e varrimeve, të bëjë dasmë. Ndërsa Zakoni i lashtë i kodeve tona nuk e lejonte dasmën nën harkun e mortit.

 

A i ka ndodhur ndonjë ‘çarje’ shoqërisë sonë të re, që lejon të kundërtën e zakonit të saj?

Sigurisht që jo… Një shoqëri në përmirësim e në ndryshim, e cila nuk ka fuqi të ndryshojë atë që ndjen se duhet ndryshuar, kjo është një shoqëri që mbetet në rënie. Shoqëria jonë është modernizuar, është në përsosje, është në rrugën e ngjasimeve me qytetërimin Perëndimor, pra në ngjitje.

 

A mund të përmendim disa fakte që e ilustrojnë këtë?

Ja tek janë disa ‘dasmorë’, të tillë që shoqërojnë edhe tragjedinë:

  1. Kjo që po quhet media; dhe në fund të fundit media do të quhet, përderisa shumica e quan të tillë dhe nuk ka kohë të merret me studime nëse është media apo ‘pushtet i katërt’. Media po thotë gjithçka, të vërtetë e të pavërtetë, të ulët e deri-normale, të zezë dhe ngjyrë tjetër, traumatike dhe të rrafshët… Domethënë pa e çarë kokën se këtu ka një tragjedi ku njeriu nuk duhet mashtruar dhe tronditur më shumë. Në sensin e shoqërisë së re, ku çdo individ ka në dorë një ‘bombë’, dmth një medie online, ‘morti’ nuk mund të kalohet ndryshe veçse me praninë e tyre. Shoqëria e re iu ka dhënë të drejtë lirie edhe atyre që duan të fitojnë ca të ardhura duke përdorur e dhunuar sentimentet ose edhe dhimbjen e tjetrit. Këto media mbijetojnë me klikime dhe lexime kureshtarësh, paçka se dikë lëndojnë e prekin fort. Por janë njësoj si korrieri i lagjes apo i fshatit: Lajmi i rremë ‘pi ujë’ në atë lagje ku e pëlqejnë; ndërsa në lagje të tjera nuk i duhet askujt; askujt nuk i duhet edhe korrieri i panikut dhe mashtrimit. ‘Lagjja’ jonë, që është shoqëria në përmirësim, sot për sot nuk ka arritur në standartet e Anglisë a të Gjermanisë…, siç po e përmendim. Prandaj edhe ‘dasmorët’ në tragjedi janë prezentë.
  2. Shansi i opozitës…. Opozita e shikon tragjedinë si ‘shans’ për të fituar pushtetin’. Edhe kjo është e natyrshme në ‘lagjen’ tonë. Të nesërmen e tërmetit, Opozita lëshoi një mesazh ‘bashkëpunimi’ me shtetin për të kapërcyer tragjedinë. Vetë kryetari i PD si edhe presidenti në opozitë, bënë thirrje ‘të jemi bashkë’. Mirëpo tani ka ndryshuar puna; tani ata po iu vijnë rrotull gërmadhave të fatkeqësisë (si rreth varrit), duke kërkuar protagonizëm. Kot, ashtu kot, por flasin e qortojnë ata që po punojnë te gërmadhat. Kryetari i PD sot iu shkoi pranë atyre që po punonin dhe iu tha: ‘Lerini llafet, por hajdeni- punë!’. Mori pozën para kamerave dhe u kthye te vilat e veta…

 

Po vallë kush po punon e kush po bën llafe?! Po vallë presidenti i Republikës, ende pa u mbuluar varret e tragjedisë, kërkon ‘hartë të plotë sizmike’ për tërmetet që do të vijnë… Le të kërkojnë, se edhe ata duan të jetojnë, qoftë edhe me kotësinë.

Të gjithë këta kanë të drejtë; prapë të drejtën që u jep ‘lagjja’ jonë që jeton me ‘gërr- gërre’. Jo të gjithë janë pozitiv e as mund të jenë. Fillimisht kryetari i opozitës lëshoi thirrjen ‘të gjithë së bashku’ ta përballojmë!, por siç duket ata skifterët e mortit në ‘lagjen’ tonë, e kapën nga krahu dhe e kërcënuan se ‘do ta zhdukin’ nga karrigia… Atëherë u kthye në ‘lagjen’ ku bëhet dasma e mortit.

Ja kështu jemi, një lagje që po i afrohemi ‘qytetit’ të qytetërimit Perëndimor. Por deri atëherë do të përballojmë sa e sa ‘tërmete’.

Tags: dasmaFrrok Çupitermet

TË LIDHURA

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë
Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë

10:59 | 14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se
Aktualitet

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se

10:16 | 14/01/2026
I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Arrestohen 8persona për arratisjen e Altin Ndocin, dhe zyrtari i lartë i policisë me kryeinfermierin

09:58 | 14/01/2026
Next Post
IGJEUM tregon sa lëkundje janë regjistruar natën: Ja si ka lëvizur magnituda

IGJEUM tregon sa lëkundje janë regjistruar natën: Ja si ka lëvizur magnituda

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda

“Çorapja” fut në burg shqiptarin në Britani

“Çorapja” fut në burg shqiptarin në Britani







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë
Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë

by mirseda
10:59 | 14/01/2026
0

Një kabinë elektrike në një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë...

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait

10:20 | 14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se

10:16 | 14/01/2026
I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve

Arrestohen 8persona për arratisjen e Altin Ndocin, dhe zyrtari i lartë i policisë me kryeinfermierin

09:58 | 14/01/2026
Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis vizitën në Prishtinë, takime me Kurtin dhe Osmanin

Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis vizitën në Prishtinë, takime me Kurtin dhe Osmanin

09:43 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com