Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi, teksa një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Sipas mediave vendase, si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë humbur jetën 19 persona. Në një deklaratë për mediat, Ministria ruse e Emergjencave tha se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Sretenskut drejt qytetit të Chita, në lindje të Moskës. Mirëpo gjatë udhëtimit mjeti ka rënë nga një urë në lumin Kuenga në 9:38 të mëngjesit të sotëm në Moskë.
Sipas ministrisë, në autobus ndodheshin 43 pasagjerë dhe shoferi i mjetit.
“Sipas informacionit të përditësuar, 19 njerëz vdiqën, 21 kanë lëndime të ndryshme”, tha qeveria lokale në një deklaratë për rajonin Zabaikalsk.
Ndërkohë po hetohet akoma se cila ishte arsyeja që e bëri autobusin të binte nga ura.
Rekordi i Rusisë për sigurinë rrugore është një nga më të këqijat në botë. Sipas policisë rrugore, 18,241 persona kanë vdekur në aksidente rrugore vitin e kaluar.