Këshilli Bashkiak i Durrësit ka komanduar kryebashkiakun e ri që do të zëvendësojë Valbona Sakon.
Mësohet se kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës do të jetë Zhylien Varfi, i cili ka shërbyer si nënkryetar i kësaj bashkie për 12 vite.
Valbona Sako dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pas kritikave të shumta që mori deklarata e saj kontradiktore.
Gafa e pafalshme/ Valbona Sako jep dorëheqjen nga posti i kryebashkiakes
Në një prononcim për Top Channel, Sako u shpreh se “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.