Kryesore

Gafa e pafalshme/ Valbona Sako jep dorëheqjen nga posti i kryebashkiakes


               Publikuar në : 09:17 - 01/12/19 B H

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i saj.

Ky vendim vjen pas deklaratës së saj në lidhje me viktimat e tërmetit, e cila u vu në qendër të vëmendjes nga mediat. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Valbona Sako përmes një postimi në Facebook.

“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, kryebashkiakja sqaron deklaratën e saj

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan ajo në postimin e saj.

Në një intervistë të dhënë dje për “Top Channel”, Sako mes tjerash tha se: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT