Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur në lidhje me situatën e tërmeteve pas goditjes së atij të 26 nëntorit i cili la pas viktima dhe dëme të konsiderueshme.
Në një lidhje telefonike për News24, Ormeni u shpreh se njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Ai shton se është normale që pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen.
“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”, tha sizmologu.