Nëpër media dhe rrjete sociale vijojnë të raportohen minute pas minute ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i të martës në kryeqytetet. Televizioni Top Channel ka zbuluar një video, ku duket shembja e plotë e tavanit në katin e tretë të shkollës “Sami Frashëri.
Sipas Tch, tavani i ka rezistuar goditjes të së martës dhe është shembur të mërkurënm gjatë goditjes së dytë të fortë. Kujtojmë se te mërkurën vendi u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Ndërkohë, në vendndodhje janë inxhinierët nga Kosova dhe ekspertët shqiptarë të cilët po bëjnë vlerësimet teknike për ndërtesën dhe për dëmet.