Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pushohet çështja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pushohet çështja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari

Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka pushuar shqyrtimin e çështjes për ish-gjyqtaren Marsida Xhaferllari.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Xhaferllari kishte kërkuar vetë vlerësimin nga KPA-ja, pasi ajo kaloi edhe procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Duke u emëruar anëtare e GJK-së, Xhaferllari ka humbur statusin e gjyqtares e për pasojë nuk mund të vazhdojë procedurat.

Kujtojmë se ajo është dekretuar si anëtare e GJK nga presidenti Meta. Ky vendim nuk është mirëpritur nga qeveria e cila kërkon vënien e Arta Vorpsit në këtë pozicion.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relator, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4 pika 6 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 451 germa “b” e nenit 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit.

Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 115 datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

Tags: çështjenilir metaKPAmarsdia xhaferllaripushon

TË LIDHURA

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
Aktualitet

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
Next Post
Mediat italiane për tërmetin: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

Mediat italiane për tërmetin: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

Shqipëria në zi. Qytetarët luten për viktimat në Sheshin “Skënderbej” (Video)

Shqipëria në zi. Qytetarët luten për viktimat në Sheshin "Skënderbej" (Video)

Rruga e Kombit dje u kushtoi mijëra euro kosovarëve që shkuan për të çuar ndihma

Rruga e Kombit dje u kushtoi mijëra euro kosovarëve që shkuan për të çuar ndihma







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kosovo

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

by mirseda
18:41 | 11/02/2026
0

Albuena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodh kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë deputetët e...

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

18:07 | 11/02/2026
Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

17:31 | 11/02/2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com