Fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë, por tërmeti i fundit në vend i mori jetën. Ky ishte fati tragjik i një të riu, i cili nuk ia doli dot mbanë.
Një nga viktimat e tërmetit është Kristian Preçi, banor i Thumanës.
Lajmin e hidhur e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, avokati Kondi Ilia.
“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi, banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllime familjarëve, qoftë i parajsës. Jam pa fjalë…Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt…”, shkruan ai.