Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Zoti e bëftë mirë”, Manjani zbërthen çfarë përmban paketa anti-KÇK

6 vjet ago
in Të Gjitha
Manjani: Kush voton, nuk është me demokracinë por me diktaturën

Edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është shtuar zërave për të komentuar paketën speciale të paralajmëruar nga kryeministri Rama kundër KÇK-së, që do prezantohet nesër në Parlament.

Manjani paralajmëron se me gjasa ky është fundi i sundimit të ligjit, dhe fillimi i sundimit të pushtetit politik. Në komentin e tij mjaft të detajuar, Manjani shkruan se projektligji është instrumenti më i rrezikshëm që po ti jepet në dorë qeverisë së sotme, mund të bëjë ç’të dojë me cilindo kundërshtar, ose të pabindur të saj. Për të, policia mbetet institucion i varur nga pushteti politik.

Statusi

Disa konsiderata paraprake mbi projekt ligjin që reklamon Rama si Anti-KÇK.
===========

Na një lexim i shpejtë i projekt ligjit për Parandalimin e terrorizmit…., të cilin Rama e reklamon si anti KÇK, me tërhehin vemendjen këto elementë kryesore:

  1. Thuajse të gjitha paragrafët e projekt ligjit fillojnë me fjalët “Policia e Shtetit”. Në tekst vihen re terma të tilla si “Policia urdhëron”; ” bllokon”; “përgjon”; “kontrollon”; “sekuestron”; “heton”. Këto terma ligjorë edhe gjykatat nuk i kanë asnjëherë të plota. Kurse sipas këtij projekti Policia e Shtetit i ka të plota!!!
  2. Projekti në formë e në titull ka qëllim të parandalojë terrorizmin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në përmbajtjen e tij, Policia ka të drejtë të ndërhyjë në liritë e të drejtat themelore të gjithkujt, nëse mbi të ka një dyshim për njërin nga 2/3 e neneve të Kodit Penal, që ky projekt ja njeh policisë si detyrë për ti hetuar!!! Praktikisht policia heton për çdo vepër penale.
  3. Projekti e anashkalon procesin e rregullt gjyqësor hetimor. Gjykata e prokuroria ngjajnë si agjensi legalizimi të ndërhyrjeve që policia bën sipas qejfit!!!
    Madje gjykatësit e Prokurorët janë subjekte hetimore nga policia!!!
  4. Madje një nen në projekt përcakton se pavarësisht çfarë bën SPAK, BHKH dhe Gjykata për një rast konkret, policia bën veprime hetimore paralele!!!

Pra me pak fjalë, me një ligj të vetëm bie poshtë e gjithë struktura shtetërore e ndërtuar sipas Kushtetutës, për të hetuar e ndëshkuar krimin. Bashkë me ta bie poshtë i gjithë proçesi i rregullt ligjor. Madje bie poshtë edhe vetë reforma në drejtësi.

Projekt ligji është në fakt instrumenti më i rrezikshëm që po ti jepet në dorë qeverisë së sotme moniste, mund të bëjë ç’të dojë me cilindo kundërshtar ose të pabindur të saj. Policia është institucion thellësisht i varur nga pushteti politik.

Në kushte normale Policia e Shtetit është nën hyqmin e organeve të drejtësisë. Me këtë projekt ajo shpallet organ drejtësie me vete,madje edhe më e lartë se vetë drejtësia në disa raste!!!

Edhe SPAK e BKH, ky ligj i anashkalon!!! Të jetë vallë produkt i të huajve kjo gjë?!
Duan apo sduan që këto institucione të reja të krijohen?!

Për herë të fundit që ky ligj ka vepruar kështu, vendi ka qenë zyrtisht i quajtur Diktaturë!

Ta duan vallë të huajt diktaturën?! Megjithë kritikat që kemi, nuk e kemi dëgjuar këtë gjë nga ata.

Mezi po pres të shoh kush nga agjensitë e huaja e mbështet këtë ligj. Mesa di ata që u morën me Reformën në Drejtësi nuk janë mbështetës të nismave të tilla që paralelizojnë veprimtarinë e SPAK dhe BKH. Pra ata nuk janë, natyrshëm pas kësaj nisme. Megjithatë të shohim, se mbase ka të tjerë…

Zoti e bëftë mirë, por ky duket fundi i sundimit të ligjit dhe fillimi i sundimit të pushtetit politik! Ky i fundit nuk është e thënë të jetë gjithmonë Edi Rama… nëse kundërshtarëve të tij ju bie në dorë ky ligj as në atë botë s’do ta lënë të qetë…

Ende shpresoj se do gjendet një arsye që të bëhet drejtësia e re dhe ti lëmë ata të punojnë.

Të jem i sinqertë, një ligj i tillë nën drejtimin e drejtësisë do ishte të paktën më i pranueshëm. Por nën hyqmin e pushtetit politik është i PAPRANUESHËM!

Sidoqoftë, këto komente të miat janë mbi një draft paraprak të këtij ligji. Të shohim dhe draftin zyrtar…

Tags: edi ramaPolicia e Shtetitylli manjani

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Fundoset anija me 14.600 dele

Fundoset anija me 14.600 dele

Nesër merrni çadrat me vete, priten reshje shiu

Nesër merrni çadrat me vete, priten reshje shiu

rest in peace

Këngëtarja e njohur ndërron jetë në moshën 28-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com