Anija për transportin e bagëtive ‘Queen Hind’, me peshë 3.785 tonë dhe e ngarkuar me 14.600 dele raportohet se u fundos pjesërisht në portin Midi, Rumani.
“Tashmë kemi shpëtuar një numër të vogël të deleve. Ata po notonin në det”, deklaroi për BBC, Stoica Anamaria, zëdhënëse për shërbimet e urgjencës në Konstanța.
Autoritetet kanë paralajmëruar hetime për të zbardhur shkaqet e fundosjes së anijes, e cila po shkonte drejt qytetit Jeddah në Arabinë Saudite.