Këngëtarja Tamara Todevska, e cila përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në “Eurovision 2019” me këngën “Proud” do të marrë pjesë në “Këngën Magjike”.
Mësohet se Tamara do të konkurrojë me këngën “Monster”, të kompozuar nga Darko Dimitrov. Një baladë e ndjerë që i kushtohet dashurisë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj “Instagram”, këngëtarja shkruan se: “Monsters është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s’jeton dot”.
Po ashtu, ajo publikoi edhe një foto ku shfaqet mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ardit Gjebreas dhe Darko Dimitrov.