Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat të Fierit. Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me thika dhe sende të forta.
Sipas të dhënave të policisë, një 24 vjeçar, pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë dy persona të tjerë. Për shkak të prerjeve të marra të dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë nën kontrollin e mjekut.
Policia ka vënë pranga autorin.
Policia arreston 20-vjeçarin në Laç, çfarë iu gjet në banesë (Foto)
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Mbyet, gjatë një konflikti me njëri tjetrin për motive të dobëta,shtetasi E.H, ka goditur me thikë dhe sende të forta shtetasit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.