Aksidentet me pasoja të rënda për shkak të shpejtësisë tashmë janë kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Për këtë arsye, policia ka aplikuar një plan masash për paralandalimin e fenonomenit, qoftë duke dënuar shkelësit e ligjit, por edhe me përpjekje për ndërgjegjësimin e shoferëve me anë të rasteve.
I bëri “zbor” policisë, policia kap pas një ore 18-vjeçarin (VIDEO)
Një nga rastet e publikuara në faqen e policisë, ka qenë rasti i djeshëm, ku një i ri nga Fieri është ndaluar, pasi po lëvizte me shpejtësi 172 km/ h në autostradën Tiranë-Durrës. Rasti i tij është shoqëruar edhe me një mesazh për pasojat e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara.
Mesazhi i Policisë:
“Ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret policia me pezullim te patentës e ne rastin me te keq ju pret aksidenti”.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/449833409057393/