Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta dhe lufta finale te pragu

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ne, vendi i Ditmirëve, të harruarit e Ballkanit

Nga Dritan Hila

Si vis pacem para bellum, “Nëse do paqen, përgatitu për luftën” është një maksimë e vjetër romake që e pëlqejnë të gjithë strategjistët. Dhe përgatitjet për luftë nuk duhet të jenë formale, por serioze, me shpresë që kundërshtari të trembet për ta filluar atë dhe nëse e fillon, të humbasë.

E tillë është edhe përgatitja e Metës. Serioze.

Si fillim ai zhvlerësoi ambasadorët perëndimorë. Ndoshta është një hap i gabuar i tij pasi ata do të jenë ndërmjetësit për armëpushime ose paqe. “Mos i mbyll asnjëherë të gjitha shtigjet e tërheqjes” thotë Von Klauzevic, një tjetër strategjist i luftërave moderne.

Por ky hap i presidentit mbase synon të tregojë që është në një betejë për jetë a vdekje ku në fund vetëm njeri do të mbesë në këmbë.

Hapi tjetër është takimi me ish presidentët, ku më shumë sesa vlerë praktike, është për imazh. Berisha është i vetmi që i intereson Metës, qoftë për të mësuar pozicionin e tij e qoftë sepse ka ushtarë.

Hapi i fundit është takimi me hartues të reformës në drejtësi. Edhe kjo është për efekt mediatik. Nuk ka nevojë për mendimin e tyre, pasi një mendim tashmë e ka për këtë reformë.

Mbetet që të hedhë hapin final dhe të shpërndajë parlamentin.

Me shumë gjasa ky do të jetë një hap si dekretimi për zgjedhjet e 13 tetorit. Mazhoranca nuk do ta marrë parasysh pasi presidenti nuk e ka këtë kompetencë pa ja kërkuar kryeministri, dhe do të procedojë me shkarkimin e presidentit. Por ky akt duhet të noterizohet nga Gjykata Kushtetuese e cila është e bllokuar. Dhe kështu vijmë në kolapsin institucional, ku Parlamenti nuk njeh presidentin dhe anasjelltas.

Pas kësaj fjalën e kanë dy aktorë: rruga ose ndërkombëtarët.

Me rrugën opozita e provoi dhe nuk rezultoi efektive. Gjithashtu partia më e madhe opozitare, PD-ja, ngjan se nuk ka ndonjë vullnet ta ndjekë në këtë rrugë.

Shqipëria nuk është më ajo e 97-ës dhe as LSI-ja nuk është PD-ja sa i takon ndjekësve. Dhe çfarë është më kryesorja, masa e madhe e shqiptarëve nuk ka asnjë oreks për destabilizim të vendit dhe nuk sheh asnjë tribun lirie në asnjërin krah, përveçse tri palëve që kanë hall me drejtësinë.

Por edhe në skenarin më katastrofik, do të mbetet vendimtare ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Në fakt është gjëja më e turpshme që pas 107 vjetësh si shtet, të ndërhyjnë rishtas ndërkombëtarët për të qëruar hesapet e brendshme. Një shteti që nuk është kam-kum, në këtë moshë i ndërhyjnë vetëm kur ka probleme lufte ose paqeje me fqinjët pasi kërkon ekspansion territorial. Por këta kemi ne: infantilë të përjetshëm.

Gjithsesi ende ata kanë gurin dhe arrën në dorë. Në të gjitha format. Dhe ca më shumë me këta klasë politike 30-vjeçare, që ia kanë gjithë kartat dhe llogaritë bankare nëpër dosje. Fatmirësisht.

(Dritare.net)

Tags: Dritan Hilakoment

TË LIDHURA

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Samiti i diasporës, publikohet agjenda
Aktualitet

Samiti i diasporës, publikohet agjenda

20:03 | 06/04/2026
Pamjet nga kamerat e sigurisë/ I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset
Aktualitet

Pamjet nga kamerat e sigurisë/ I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset

19:05 | 06/04/2026
Next Post
Mospajtimet me Ramën/ Kurti: Po keqpërdoren nga ata që s’duan bashkimin kombëtar

Mospajtimet me Ramën/ Kurti: Po keqpërdoren nga ata që s'duan bashkimin kombëtar

Thirrja e ambasadorit amerikan: Nuk ka integrim të Kosovës pa dialog me Serbinë

Thirrja e ambasadorit amerikan: Nuk ka integrim të Kosovës pa dialog me Serbinë

Horror në Rusi/ Dy shoferë përvëlohen nga uji i nxehtë, humbin jetën (Video)

Horror në Rusi/ Dy shoferë përvëlohen nga uji i nxehtë, humbin jetën (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin
Bota

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

by mirseda
21:18 | 06/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se do të preferonte që SHBA-të të vendosnin taksa për anijet,...

WSJ: Trump shmangu “gabimin e Koresë së Veriut” me Iranin

“Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, Trump: Marrëveshje apo “ferr” për Iranin?

20:37 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Samiti i diasporës, publikohet agjenda

Samiti i diasporës, publikohet agjenda

20:03 | 06/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com