Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime në janar-shtator

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Evropës si azilantë. Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Evropian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Evropiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Evropë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm evropian.

Shqiptarët jetojnë më gjatë në Ballkan, por më pak se europianët

Edhe pse refuzohen, kërkesat rriten

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të  Bashkimit Evropian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine.

Në mesin e 10 vendeve të origjinës me numrin më të lartë të aplikimeve në janar-shtator 2019,  aplikimet e paraqitura nga sirianët kishin nivelin më të lartë të pranimit dhe njohjes së kërkesës (86%), të ndjekur nga aplikantët turq (53%) dhe aplikantët afganë (48%).

12,680 raste në pritje

Zyra Evropiane Për Mbështetjen e Azilkërkuesve raporton se në muajin shtator ishin 12,680 raste në pritje për të marrë një përgjigje. Prej 6430 kërkesa janë të paraqitura në më pak se gjashtë muaj, ndërsa pjesa tjetër po pret të shqyrtohet për një periudhë më të gjatë kohore se aq. Ky është niveli më i lartë i kërkesave që mbeten në pritje për një përgjigje që prej muajit shtator të vitit 2017.

Situata e azilkërkuesve në BE

Më shumë se gjysmë milioni aplikime u paraqitën në Bashkimin Evropian gjatë nëntë muajve të parë të 2019, me rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Si më parë, Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit kishin numrin e aplikimeve më të lartë, duke përbërë një të katërtën e të gjitha aplikimeve në Bashkimin Evropian.

Shumica e vendeve kryesore të origjinës, ku bën pjesë dhe Shqipëria, kanë parashtruar më shumë aplikime në janar-shtator në 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë.

Shkalla e njohjes së kërkesës për azil nga Bashkimi Evropian ishte e qëndrueshme me rreth 32% në shtator 2019.

Rastet e pezullimit në shkallën e parë mbeten të e konsiderueshme. Përveç kësaj, shumë aplikime mbeten në pritje të vendimit për ankimim apo rishikim, deri në fund të qershorit 2019. /Monitor

Tags: aplikimeazilantëtjanar-shtatorshqiperia

TË LIDHURA

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve
Politikë

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

14:58 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Aktualitet

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha
Aktualitet

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

13:52 | 03/11/2025
Next Post
Mashtronin me skemën e TVSH-së/ Mes të arrestuarve edhe ish-kandidatja për deputete e PD-së

Ishin nisur nga Tirana në Lezhë për të shpërndarë mallin, arrestohen 3 persona

Ne, vendi i Ditmirëve, të harruarit e Ballkanit

Ilir Meta dhe lufta finale te pragu

Mospajtimet me Ramën/ Kurti: Po keqpërdoren nga ata që s’duan bashkimin kombëtar

Mospajtimet me Ramën/ Kurti: Po keqpërdoren nga ata që s'duan bashkimin kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve
Politikë

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

by mirseda
14:58 | 03/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Universiteti Bujqësor i Tiranës është kthyer në pararojë të transformimit dhe...

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

14:28 | 03/11/2025
Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

14:09 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com