Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Një propozim i ri francez për Ballkanin Perëndimor

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Një propozim i ri francez për Ballkanin Perëndimor

Franca hodhi në qarkullim kohët e fundit idenë e një anëtarësimi më gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas një propozimi jozyrtar të Francës, kushtet për vendet që aspirojnë të anëtarësohen duhet të jenë më të qarta dhe më të verifikueshme, ndërkohë që procesi mund të kthehet mbrapsht nëse vendet nuk e kalojnë provën.

“Zëri i Amerikës” mori mendimet e dy ekspertëve të çështjeve evropiane, Andi Hoxhaj në Universitetin Warwick të Britanisë dhe Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv, European Movement Albania.

Franca thotë se është dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por nëpërmjet një procesi më gradual.

Një dokument në formën e një propozimi jozyrtar i paraqitur prej saj vë kushte të rrepta në aspektet e sundimit të ligjit si edhe të integrimit ekonomik dhe shoqëror.

Dokumenti propozon edhe një kthim prapa për vendet që nuk zbatojnë rregullat e reja.

“Zëri i Amerikës” pyeti me skype ekspertin Andi Hoxhaj në Universitetin Warwick të Britanisë nëse do ta vononte procesin nëse ky propozim bëhet realitet.

“Kjo është pyetja dhe ngelet për t’u parë në janar, por ka shumë mundësi që kjo ta shtyjë më tej integrimin dhe mundet që ata të kapen në teknika dhe sfida burokratike, madje mund të mos ketë fare anëtarësim në qoftë se disa nga këto etapa (nuk përmbushen).

Deri diku kjo është edhe kritika më e madhe që i është bërë Francës për këtë propozim, pra sepse mund ta shtyjnë me teknika burokratike.”

Gledis Gjipali, ekspert i çështjeve evropiane në Tiranë, Drejtor Ekzekutiv i organizatës European Movement Albania, beson gjithashtu se nëse propozimet e reja vihen në jetë, procesi në tërësi do të ngadalësohet:

“Besoj se mund ta vonojnë procesin për vetë shkakun e thjeshtë se edhe vetë Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian do të duhet që të përshtatet, në rast se gjithsesi do të pranohen këto rregulla. Pra, t’i përshtatet një procedure të re, një metodologjie të re të zgjerimit, e cila mund të themi se këto 20 vjet është rafinuar gjithnjë e më shumë dhe vetë Bashkimi Evropian ka mësuar nga zgjerimet e mëparshme.”

Vendet aspirante për në Bashkimin Evropian do të duhet të përgatiten për një rrugë më të vështirë të anëtarësimit, sidomos për shkak se tek votuesit francezë dhe në vende të tjera mungon oreksi për zgjerimin e BE-së.

Por, thotë Dr. Hoxhaj, rruga e re mund t’u sjellë edhe të mira Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera aspirante.

“Padyshim që nuk ka një dëshirë për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe kjo e bën deri diku më të vështirë për vendet e Ballkanit, por nëse ne integrohemi në disa nga këto programe, siç është tregu i përbashkët, mendoj se pas kësaj mund të ketë edhe një rritje të besueshmërisë se këto vende të Ballkanit mund të bëhen pjesë e BE-së në të ardhmen.”

Fjala është për propozimin e përfshirë në dokument që procesi i ri të përfshijë stimuj ekonomikë për vendet që duan të anëtarësohen.

Franca dëshiron që Komisioni Evropian t’i shqyrtojë idetë e reja deri në janar 2020, por disa analistë thonë se ky është një afat që vështirë se mund të realizohet.

Gjithsesi, kjo lëvizje e re e Francës të paktën nuk e ndal procesin pafundësisht, thotë eksperti Gjipali:

“Të paktën kjo heq një nga frikat e mëdha që do të kishim një bllokimapo një anulkim të të gjithë procesit të zgjerimit dhe ky është elementi i parë pozitiv që vlen për t’u vlerësuar”.

Nuk ka dyshim se kundërshtimi i Presidentit Macron për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, lidhet shumë me politikat e brendshme dhe me synimin për të kënaqur forcat politike që janë kundër imigracionit.

Por nuk mund të mohet se këto dy vende dhe të tjera në rajon përballen me një korrupsion galopant që ka dëmtuar thellë procesin zgjedhor, si dhe ka paralizuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të medias. /VOA

Gjithashtu mund të lexoni:

Propozimi i Macron/ Reagon Gjermania: Të hapur për ta diskutuar, por me 1 kusht

Vuçiç provokon në sy të Macron e Thaçit: 10 shtete do tërheqin njohjen e Kosovës

Tags: ballkan perendimorfrancezMacronpropozim

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Parkimi në Tiranë, një mision i pamundur për qytetarët

Parkimi në Tiranë, një mision i pamundur për qytetarët

“Ose të zgjidhim çështjen e Gjykatës ose çështjen politike/ Të dyja nuk shkojnë”

"Ose të zgjidhim çështjen e Gjykatës ose çështjen politike/ Të dyja nuk shkojnë”

“Të mos mbajmë sytë nga ndërkombëtarët”, Kristaq Kume flet pas takimit me Metën

"Të mos mbajmë sytë nga ndërkombëtarët", Kristaq Kume flet pas takimit me Metën







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku
Showbizz

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

by mirseda
22:40 | 25/12/2025
0

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë...

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com