Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Serbia heton një aferë të dyshuar spiunazhi ku është përfshirë një agjent rus

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia heton një aferë të dyshuar spiunazhi ku është përfshirë një agjent rus

Autoritetet në Serbi thanë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar hetimin e raportimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi, dyshimet për të cilën u nxitën nga video e postuar në rrjetet sociale, ku shihet një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë.

Një zyrtar i Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, i tha të mërkurën televizionit shtetëror serb se video xhirimi është autentik.

Videoja ishte postuar më 17 nëntor në kanalin You Tube.

Aty shihet një diplomat rus duke i dhënë një qese agjentit serb në Beograd, nga e cila ky fundit nxori një zarf me para.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar një sërë takimesh me presidentin serb, Aleksandërr Vuçiç rreth kësaj çështjeje dhe se më shumë informacione mund të priten gjatë ditës së nesërme, kur pritet të mblidhen shefat e shërbimeve të zbulimit dhe kundërspiunazhit.

“Situata është serioze dhe komandanti suprem (presidenti Vuçiç) do të shpalosë përfundimet pas shqyrtimit të hollësishëm”, tha ministri serb.

Më herët gjatë ditës, mediet serbe cituan kryeministren Ana Bërnabiç të ketë thënë që “nëse kjo del e vërtetë, do të jetë një problem i madh”.

Mediet në Serbi thanë se presidenti serb do të diskutoje të enjten këtë çështje edhe me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko.

Ishte gazetari bullgar Christo Grozev, i cili shkroi në rrjetin twitter gjatë fundjavës se në videon e publikuar në YouTube, shihet ish ndihmësi i atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Beograd që po takohej me agjentin serb në një operacion të fshehtë.

Zyrtari i BIA-s serbe, Rela Zhelski, pohoi se në video shihet agjenti rus i zbulimit, Georgij Kleban, por nuk dha asnjë hollësi për agjentin e dyshuar serb.

Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rusia mbështetë qëndrimin e Beogradit i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. /VOA

Gjithashtu mund të lexoni:

“Serbia, e dashura e Europës”/ Tarifa tregon kush fiton nga “Shengeni Ballkanik”

“Serbia do të dalë më e fituara”/ Gazetari: Pas “mini-Shengenit” fshihet Rusia

Tags: aferëagjent rusSerbiaspiunazh

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Meta takon kryetarin e KLP-së, ja çfarë diskutuan

Meta takon kryetarin e KLP-së, ja çfarë diskutuan

Shqiptari brenda burgjeve të Sirisë: S’jam penduar që iu bashkova ISIS

Shqiptari brenda burgjeve të Sirisë: S’jam penduar që iu bashkova ISIS

Kush mund ta qeverisë më mirë Shqipërinë, Rama apo Basha

Kush mund ta qeverisë më mirë Shqipërinë, Rama apo Basha







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com