Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar samitin e Ohrit mbajtur pak ditë më parë, në kuadër të “mini-Shengenit ballkanik”.
Teksa ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Fax News”, gazetari kritikoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se ka zhvilluar më shumë takime me krerët serbë se shqiptarë. Sipas gazetarit, nëse arrihet të firmoset marrëveshja “mini-Shengen”, Serbia bëhet lider në rajon.
“Ndërkohë që Rama hante makarona poshtë urës, në Kosovë bëhej luftë. Kryeministri ka takuar më shumë lidera serb se sa shqiptar. Ohri ishte takimi i dytë, ndërsa në 21 dhjetor në Durrës do të vijë Vuçiç dhe do të shohë nga afër pjesën që ai dhe vendi i tij gjithmonë e kanë dashur, daljen në det.
Serbia do të dalë më e fituar se ne. Do të vijnë prodhimet serbe në vend dhe do të fitojë Serbia. Do të jetë vend lider në rajon, edhe pse ka bërë genocid dhe nuk ka kërkuar falje. Pas mini-shengenit ballkanik fshihet Rusia. Duhet të ketë njerëz që ta kundërshtojnë këtë kryeministër”, deklaroi Kalaja.