Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tragjeditë që tronditën Bllokun në komunizëm, ‘zi’ dhe hije misteri

6 vjet ago
in Aktualitet, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tragjeditë që tronditën Bllokun në komunizëm, ‘zi’ dhe hije misteri

Banorët e Bllokut nuk e kalonin jetën aq paq, pa telashe. Nuk mungonin as aty zhgënjimet, intrigat, veset dhe as shqetësimet njerëzore si ato që përjetonin qytetarët që jetonin jashtë tij. Kishte edhe në Bllok zili, ambicie mes banorëve, lajkat, servilizëm e hipokrizi. E sidomos kishte kontroll e komente të jetës së njëri – tjetrit.

Në Bllok si kudo tjetër kishte edhe ditë zije, sepse në privilegjet që gëzonin banorët e tij nuk përfshihej pavdekësia. Vdekja që tronditi së tepërmi Bllokun ishte ajo e Gogo Nushit, ish – antar i Byros Politike, shok i ngushtë lufte i Enver Hoxhës. Ai vdiq në moshën 57 vjeçare në 9 prill 1970, dhe u varros me një ceremoni shtetërore.

“Hija e vdekjes e Gogos i tkurri vërtetë udhëheqësit. Vdekje së cilës i shpëtuan në malë, luftë, mund ti vinte nga një armik tjetër që këta nuk e kishin llogaritur dhe nga i cili nuk mbroheshin dot me ushtarë dhe automatikë”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.

Vdekja më e bujshme e banorëve të Bllokut, e shëndrruar në ngjarje madhore kombëtare, ishte ajo e Hysni Kapos në vitin 1979. Ai ishte numri tre në hierarkinë më të lartë të udhëheqjes. Kapo vdiq nga një sëmundje e pashërueshme në Paris dhe u varros me një ceremoni tepër madhështore.

Kurse vdekje pa asnjë ceremoni varrimi, e mbështjellë nga një atmosferë e ngrirë misteri, ishte ajo e Mehmet Shehut në dhjetor të vitit 1981. Në vend të dhimbjes ajo krijoji hutim, dyshim, pështjellim dhe zemërim te Enver Hoxha.

“Asnjëra nga “vdekjet e personazheve madhore” të treshes më të lartë udhëheqëse nuk shpëtoi pa u mitizuar. Këta udhëheqës nuk mund të vdisnin kurrsesi nga shkaqe natyrore, apo mjekësore, ose duhet të ishin vrarë ose helmuar nga armiqtë”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.

Liljana, gruaja e djalit të vogël të Enverit, nën atmosferën paranojake të Bllokut u “zgjua” 16 vjet pas vdekjes së vjehrrit duke shpërfillur diagnozën dhe shkaqet e dokumentuar të vdekjes, dhe shpalli publikisht se Enveri ishte helmuar. Sipas saj, ai ishte helmuar nga një komplot i përbashkët i Nexhmijes dhe Ramizit, në të cilin ishin përfshirë edhe Sulo Gradecit, kryeroja i tij si dhe mjeku personal Isuf Kalo.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe në rastin e Hysni Kapos. Edhe pse ajo ishte e paevitueshme për shkak të sëmundjes së tij, disa familjarë nuk deshën ta pranojnë. Ata deri tani vonë vijojnë të ngrenë pikëpyetje me aludime për vdekjen “gjoja” të pashpjegueshme, enigmatike, jo natyrale të tij.

Nuk u besua nga simpatizantët, familjarët dhe nga njerëz të afërt, as vetëvrasja e Mehmet Shehut. Ndonëse logjika të çonte tek dyshimet, pas akuzave dhe sulmeve personale ndaj dinjitetit, meritave e lavdisë së tij që i bënë ish shokët e Byrosë. Këto ishin dëshmuar qartazi edhe në letrën që Mehmeti la pas të shkruar me dorën e tij.

Sipas kësaj mendësie, vdekja natyrale nga mplakja apo nga sëmundjet ndodh vetëm te njerëzit e zakonshëm. Liderët e mëdhenj nuk vdesin prej tyre. Kjo i shndërron ata në viktima, në martirë apo heronj të “rënë në krye të detyrës” të glorifikuar përjetësisht në histori. Bashkë me këtë vazhdon kredibiliteti, favoret dhe privilegjet për familjarët e tyre të mbetur gjallë./ TCh

Tags: bllokukomunizem

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
FOTO/ Meta takon ‘pikën e tij të dobët’

FOTO/ Meta takon 'pikën e tij të dobët'

‘U kap me 613 kg’/ Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekaj

“Komplot për të fshehur trafikantët"/ Çekaj dëshmon në gjyq: Nuk jam aq i zgjuar

“E morëm në qafë”/ Sokol Balla kujton Olldashin me detajin e veçantë

“E morëm në qafë”/ Sokol Balla kujton Olldashin me detajin e veçantë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com