Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi” lanë ditën e djeshme spitalin, 18 ditë pas atentatit tek mbikalimi i Shkozetit. Ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.
Pasditen e djeshme, Ndoja iu drejtua shtëpisë me makinë private, teksa ishte i shoqëruar me familjarët e tij. Ndërsa, Laho u dërgua me autoambulancën e spitalit të Durrësit.
U plagos në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, del nga spitali “Rrumi” i Shijakut
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka kthyer celularin modeles Kejvina Kthjella, por i është refuzuar kërkesa për makinën. Ndërsa llogaritë bankare do të vijojnë që të jenë të bllokuara.
Kthjellës iu sekuestrua telefoni nga prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Ku rezultoi se kishte telefonata dhe mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit.
Kejvina kërkesë Krimeve të Rënda: Hiqni sekuestron ndaj makinës dhe celularit