Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.
“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit.
Reagimi i plotë i Metës në rrjetin social Facebook:
“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”
“Puç kushtetues”/ Meta bën lëvizjen e papritur, ja kë thërret në takim