Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Nipi i prokurorit të diktaturës”, Olsian Çela reagon pas “zhurmës” në rrjet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Nipi i prokurorit të diktaturës”, Olsian Çela reagon pas “zhurmës” në rrjet

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar Aranit Çela”, ishte fraza që dominoi për disa orë rrjetet sociale, kur Olsian Çela u rendit në krye të listës së kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Po supozohej se Olsian Çela ishte nipi i prokurorit të diktaturës Aranit Çela, dhe kaq mjaftoi për të krijuar stuhi sulmesh kundër tij.

Pas rrëmujës së krijuar në disa media e rrjete sociale, Olsian Çela ka sqaruar për “ABC News” se nuk ka asnjë lidhje me prokurorin e diktaturës komuniste.

 

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës. Prokurori i ri i kohëve të sotme, ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

“Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura.

Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara: Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga “ABC News”, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh./abcnews.al

 

Tags: Aranit Çelakryeprokurorolsian cela

TË LIDHURA

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime
Aktualitet

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën
Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth
Aktualitet

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

21:04 | 06/08/2025
Next Post
Moti për sot dhe nesër në vendin tonë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kosovë/ ‘Pengoi Drejtësinë’. Haga vendos ‘lupën’ mbi Zyrën e Qeverisë

Kosovë/ ‘Pengoi Drejtësinë’. Haga vendos ‘lupën’ mbi Zyrën e Qeverisë

Tërmetet shkundin Rajonin

Nuk gjen qetësi Greqia, një tjetër tërmet godet shtetin fqinj

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com