Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Partnerja e Alibeajt fut në ‘kolaps’ Gjykatën Kushtetuese

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Partnerja e Alibeajt fut në ‘kolaps’ Gjykatën Kushtetuese

Pak orë pas shpërthimit të akuzave nga ana e PS-së, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka preferuar që të argumentojë arsyet e emërimit të Marsida Xhaferllarit, si anëtaren e Gjykatës Kushtetuese.

Xhaferrllari është njëherazi bashkëjetuesja e ish-deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kontestuar jo pak procesin e Reformës në Drejtësi. Në faqen zyrtare të Presidencës, Meta ka renditur edhe arsyet, që sipas tij, kanë çuar në përgjedhjen e saj si një nga 9 gjyqtarët që përbëjnë kuorumin e Gjykatës Kushtuese.

“Kushtetuta e Republikës në nenin 125, pika 1 dhe 2 parashikon: “1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit”, citon Meta.

Në një dokument voluminoz, kreu i Shtetit sqaron të gjithë procedurën që ka ndjekur. Njëkohësisht duke dhënë edhe arsyet se Marsida Xhaferllari, gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale.

“Zonja Marsida Xhaferllari, gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Përgjatë karrierës së saj, ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi. Për më tepër, pas konstituimit dhe fillimit nga funksionimi të organeve të rivlerësimit kalimtar, zonja Xhaferllari në detyrën e Kryeinspektores së KLD-së, ka treguar një nivel të lartë bashkëpunimi me të gjitha institucionet e reja të sapo krijuara, dhe duke ndikuar pozitivisht në nisjen e këtij procesi.

Me angazhimin profesional të zonjës Xhaferllari, u hartuan dhe miratuan nga Këshilli aktet nënligjore dhe format standarte të komponentit profesional të vlerësimit për gjyqtarët në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar. Përgjatë periudhës shtator 2017 – nëntor 2018, nën mbikqyrjen e zonjës Xhaferllari Inspektoriati i KLD-së, ka hartuar dhe miratuar mbi 100 raporte vlerësimi për gjyqtarë të ndryshëm për efekt të procesit Vetting, sipas kërkesave dhe drejtimit të këtij procesi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në lidhje me këto kushte dhe kritere që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për kandidatin Marsida Xhaferllari është shprehur qartë, dhe ka bërë vlerësimet përkatëse në Vendimin nr. 111, datë 06.08.2019 për “Lejimin e kandidimit të zonjës Marsida Xhaferllari në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019” dhe në Vendimin nr.126, datë 10.09.2019, për “Vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës zonjës Marsida Xhaferllari për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese deri tani është: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Ndizet konflikti për Kushtetuesen, thellohen përplasjet PS-Presidencë

 

Tags: Kushtetuesjamarsida xhaferllariMeta

TË LIDHURA

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka
Politikë

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

19:08 | 16/03/2026
Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës
Politikë

Boçi: PD ka kërkuar dëgjesa të hapura, terreni i vërtetë i opozitës

19:02 | 16/03/2026
Next Post
Dalin pamje të reja nga tërmeti i fuqishëm, ja si shkunden pallatet

Dalin pamje të reja nga tërmeti i fuqishëm, ja si shkunden pallatet

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-së

“Largohuni para asaj dite”, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë
Bota

Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë

by mirseda
19:30 | 16/03/2026
0

Në vitin 2022, një këngëtare iraniane u arrestua nga regjimi i Iran për shkak se performonte këngë...

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

19:11 | 16/03/2026
PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

19:08 | 16/03/2026
Reuters: Hamasi takohet për herë të parë me ‘Bordin e Paqes’ të themeluar nga Trump

Reuters: Hamasi takohet për herë të parë me ‘Bordin e Paqes’ të themeluar nga Trump

19:04 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com