Pak ditë më parë, kompozitorja e njohur Diana Ziu mori vemendjen e mediave rozë dhe jo vetëm, pasi kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Me anë të statuseve në Facebook, ajo vinte theksin edhe tek pazaret për këngët pjesëmarrje, duke mos nguruar të tregonte fituesen.
E sipas saj, ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjisorja e shumë përfolur, Vera Grabocka, ose ‘shoqja Vera’ siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.
Teksa Grabocka ka preferuar që të qëndrojë menefregiste, larg kësaj çështje mjaft të nxehtë, Alketa Vejsiu nga ana tjetër duket se ka shuar zërat.
Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje.
Prej ditësh janë ngritur akuza dhe pretendime se fituesi është i përcaktuar. Ku përflitet se do të fitojë Elvana Gjata. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja i është përgjigjur jo vetëm fansave, por edhe akuzave në drejtim të saj.