Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, tha sot në Kuvend se nuk duhet të cënohet integriteti i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo ka një rol vendimtar.
Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se listat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që kanë mbërritur në Kuvend, janë problematike. Sipas saj, deputetët nuk kanë çfarë të zgjedhin, pasi dy prej kandidatëve janë të imponuar. Në kundërpërgjigje, Ruçi është shprehur se Kuvendi vetëm mund të votojë kandidatët, dhe jo që të diskutojë për performancën e tyre.
Debati:
Hajdari: Do të kërkoja në fakt që ne ta dikutonim këtë çështje. Ato lista janë pak problematike. Nuk kemi çfarë të pëzgjedhim. Pra kemi të njëjtët kandidatë. Pra kemi dy kandidatë të imponuar, dhe nuk kemi zgjidhje. Ju lutem, nëse është e mundur në pikat e tjera ta trajtojmë këtë çështje. Unë sugjeroj që të gjitha palët ta marrin me qetësi, dhe duhet të jemi sa më të qetë për këtë. Edhe presidenti të tregohet i qetë. Si do ta ngrejmë ne këtë gjykatë? Ne nuk duhet ta cënojmë integritetin e Gjykatës Kushtetuese.
Ruçi: Lidhur me shqetësimin, e drejtë që zonja Hajdari trajton. Ajo që thashë unë, që në Kuvend nuk mund të diskutohet rreth kandidaturave. Janë diskutuar kur ato janë dëgjuar. Jam diskutuar nga KED, kështu që Kuvendi nuk ka kompetencë që të diskutojë për performancën e tyre. Dakord? Kam kërkuar të thirret Këshilli i Lartë i Legjislacionit, të nis nga puna.