Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë e Erionit. Mjeti me të cilin ajo udhëtonte, drejtohej nga babai i Erionit, Astriti dhe me të në makinë ka qenë gjithashtu edhe vajza e Erionit, vetëm 7 vjeç dhe nusja e vëllait së bashku me vajzën e saj, por që fatmirësisht ato nuk kanë marrë lëndime.
Ekspertiza e parë ka nxjerrë fajtor Edmond Asllanin, ndërsa ekspertizat e tjera kanë nxjerrë fajtor Astrit Trokën që është babai i Erionit. Sot Erioni ka ardhur në studio e “Shihemi në Gjyq” dhe dëshiron të dijë të vërtetën e ngjarjes, pse ka ndryshuar ekspertiza dhe pse babai i tij ka dalë fajtor i aksidentit.
Erioni: Unë sot jam këtu për një hall jete, sepse në 21/08/2018 në aksin Levan-Fier ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete. Njëra nga këto automjete drejtohej nga ky zotëria këtu, ku bashkë me këtë zotërinë këtu, udhëtonte bashkëshortja ime 8-muajshe shtatzënë si dhe vajza ime 7-vjeç dhe bashkëshortja e Artit bashkë me vajzën e saj. Mua, ky zotëria këtu më ka shkatërruar jetën sepse s’po kuptoj asgjë në këtë situatë, kam nevojë të qartësohem edhe unë, unë nuk di kush është e vërteta këtu…
Eni Çobani: Pra ju akoma nuk dini pse erdhi aksidenti, kush ka qenë arsyeja e aksidentit. Sepse Astriti besoj është i vjetër në timon, nuk e ka për herë të parë?
Astrit: Po, po.. Unë ja kam treguar të gjithë ngjarjen atij.
Erioni: Çfarë tregove ti?
Astrit: Të gjithë ngjarjen ta kam treguar..
Erioni: Pse qëndrove indiferent?
Astrit: Është ngritur një grup… Të lutem…
Erioni: Një ditë pas aksidentit i thashë: Bëj kërkesë në prokurori sepse të lanë jashtë procesit gjyqësor…
Astrit: Çfarë kërkesë të bëj në prokurori unë?
Erioni: Kërko të marrësh pjesë në hetime dhe në gjykim.. Pse nuk e bëre ? Pse qëndrove indiferent?
Astrit: O djalë, unë të kam thënë është ngritur një grup hetimor për këtë çështje..
Erioni: Edhe… Si vendosi?
Astrit: Kanë dalë në konkluzionet e veta…
Erioni: Tani kujt t’i besoj unë?
Astrit: Kujt t’i besosh? Letrat që kanë nxjerrë shteti, policia rrugore..
Erioni: Çfarë letre? Çfarë shteti thua ti akoma? A je këtu ti?
Astrit: Ore çfarë do nga mua ti? Pse më ke sjellë këtu ti?
Erioni: Pse të duket pak?
Astrit: Nuk të vjen turp? Të të vijë turp, sjell babanë këtu…
Erioni: Rri ulu aty, të më vijë turp mua… Më shkatërrove jetën…
Astrit: Të kam thënë…
Erioni: Çfarë më ke thënë? Unë dua një të vërtetë…
Ardit Gjebrea: Si ndodhi aksidenti?
Eni Çobani: Astrit, të lutem ne donim të dinim realisht pse është kaq i indinjuar Erioni? Çfarë ndodhi atë ditë, mund të na e shpjegoni?
Astrit: Unë kam shkuar në Fier. Më thotë nusja do vemë të marrim disa gjëra baba se kishim dasëm.
Erioni: Të thosha gjithmonë mos m’i merr se do më bësh hatanë. Ja shiko, doli…
Astrit: Unë atë nuse e kisha yllin tim, të shtëpisë sime…
Erioni: Ku e ke yllin tënd tani? Ik qaje atje…
Astrit: Ditë për ditë do vete të qaj atje…
Erioni: Çfarë do zgjidhësh duke qarë?
Astrit: Të lutem! Zonja Eni isha në Fier bëmë pazarin, u drejtuam për në Levan. Gjatë rrugës kishte trafik, për koiçidencë. Kur vemë trafiku ishte i madh, kemi qenë me marsh të parë, dytë. Kur përplaset një makinë më përpara, nuk e kam parë atë makinë, nuk kam punë me atë person, sepse mua më ka ardhur një makinë..
Eni Çobani: Para jush u bë një aksident?
Erioni: Pse nuk më more në telefon? Pse kur u bë aksidenti nuk më more në telefon? Pse unë u mora në telefon nga disa persona të tjerë?
Astrit: Të më falësh. Unë kam harruar telefonin në shtëpi, për koiçidencë. I them nuses ta marrim në telefon: Baba do kthehemi shpejt… çfarë të them unë, ku e dija unë çfarë do më ndodhte mua…
Erioni: Ore të thashë, bëj kërkesë në prokurori se do të lënë jashtë procesit…
Astrit: Ore ta shpjegoj unë këtë problem…
Erioni: E dorëzove kërkesën në prokurori? Ore të lutem shumë… Ti po të bëje një kërkesë në Prokurori ua lije topin atyre…
Astrit: Ik po të them so do ta fus me këtë?
Erioni: E bëre këtë ore?
Astrit: Ik po të them. Ik atje…
Erioni: E bëre?
Astrit: E bëra…Më tha ik se ke shtetin…
Erioni: Cilin shtet? Ne shteti po na… akoma ky… Shteti i këtija…
Eni Çobani: Ju s’e patë aksidentin përpara?
Astrit: Nuk e pashë isha shumë larg, ishte autokolonë…
Erioni: Nuk më duhen këto dokrra fare mua, ishte si ishte, nuk paske fluturuar… Unë dua një të vërtetë…
Ardit Gjebrea: Ja ta tregoj një sekondë…
Astrit: U përplas makina përpara, erdhi ai humbi kontrollin, çfarë bëri, u fut në korsinë time… E ka pranuar edhe vetë personi…
Eni Çobani: Tani, ka ndodhur një aksident në datën 21 gusht të vitit 2018..
Astrit: Në orën 11.
Eni Çobani: Në aksin Levan –Fier. Mjeti tjetër ka qenë nga Vlora për në Fier.. Keni qenë të dy në të njëjtën rrugë njëri në një anë, tjetri në një anë…
Astrit: Po, po në sens të kundërt…
Eni Çobani: Ky mjet që vinte nga Vlora përplas përpara me një mjet tjetër…
Astrit: Poo!
Eni Çobani: Gjë të cilën Zoti Astrit nuk arrin ta shikojë si ngjarje.
Astrit: Fare…
Eni Çobani: Ky mjet që përplaset nga Vlora në Fier me mjetin që vinte nga Fieri për në Vlorë, sigurisht në të njëjtën rrugë që kishte shumë makina përpara nga Astriti, bën këtë përplasje, i çahet goma dhe merr drejtimin e tij. Mjeti që ishte nga Vlora për në Fier e vazhdon për inerci ecjen dhe mbas 20 metrash, sikundër e lanë nxjerrë ekspertët përplaset me mjetin e Zotit Astrit në korsinë e tij.
Astrit: Futet në korsinë time…
Erioni: Mua kush ma vërteton këtë?
Ardit Gjebrea: Me kaq shpejtësi ishte?
Eni Çobani: Si duket, deri sa të dy mjetet, nga fotografimet që ka bërë policia në momentin e ngjarjes janë që të dyja me turi në kanal.
Astrit: Në kodër…
Eni Çobani: Pra, përplasja ka qenë kaq e fortë sa të dy mjetet janë ndodhur në kanal… Tani nga kjo përplasje ka vdekur vetëm pasagjerja e parë, ka qenë me zotin Astrit në krah.
Astrit: Nusja e djalit…
Eni Çobani: Ka qenë e palidhur dhe vdekja ka ardhur gjatë rrugës për në spital…
Astrit: E kisha në vend të parë…
Erioni: E kishe në vend të parë dhe e sistemove dhe e rregullove.
Eni Çobani: Mjeti është ndihmuar pak me vonesë si nga policia dhe ambulanca…
Astrit: Nuk më erdhi asnjë, kërkova ndihmë. Ky person që më goditi mua debatonte…
Erioni: Sqaroje, unë dua drejtësi. Po bëj 14 muaj po më del zemra nga kraharori. Unë kam një vajzë në shtëpi. Po bëj babanë, nënën, po bëj psikologun, mësuesin…
Astrit: Na zuri ne kjo punë…
Erioni: Vajza më kërkon nënën, mamanë sepse ishin në të njëjtin automjet, thotë: Ku e çoi gjyshi mamanë time, i jap dot përgjigje? Çfarë ti them?
Astrit: Ulu atje. Unë i besoj shtetit. Do dali e vërteta…
Personi me të cilin janë përplasur kanë të njëjtin mbiemër, por nuk janë të afërm. Leonardi është personi që drejtonte mjetin tjetër..
Erion: Pse e pranove në shtëpi?
Astrit: I pranova…
Erion: Pse i pranove?
Aty ndërhyn nga publiku edhe djali tjetër, Arti, gruaja dhe vajaza e të cilit gjithashtu po udhëtonin me mjetin që u përfshi në aksident.
Arti: Duhet të na kishe thënë dhe neve. Nuk duhet ta pranoje…
Astrit: E di unë atë që bëj unë…
Erioni: Shiko si ndryshoi deklaratën…
Ardit Gjebrea: Kë pranoi në shtëpi babi?
Eni Çobani: Leonardin.
Ardit Gjebrea: Është ai që bëri aksidentin. Pse e pranove në shtëpi?
Astrit: Po e pranova se jemi njerëz mbi të gjitha.
Erioni: Çfarë njerëzish thua ti…
Astrit: Do ikësh apo të ta fus me shishe kokës? Ik lëmë rehat..
Erioni: Ore mos mi trego shishet ti mua… Shishe, shishe…
Ardit Gjebrea: Cili është problemi që ti e fale?
Eni Çobani: Problemi është Ardit, nga momenti që ka ndodhur aksidenti dhe deri në këto momente që ne flasim, për faktin e përplasjes së parë zotëria që ka qenë shoferi i mjetit të parë dhe është provuar nga organet kompetente që ka bërë një parakalim të gabuar dhe është përplasur me Leonard Trokën. Leonard Troka për shkak të aksidentit të parë, për inerci si çdo mjet që do i ndodhte kjo dhe në tronditje të thellë psikologjike se aksident është, i vogël apo i madh është përplasur me një mjet dhe është pranuar nga të dy shoferët. Ai pak metra më poshtë godet dhe mjetin e Astrit Trokës, pa dashje.
Ardit Gjebrea: Ekspertiza e ka vërtetuar që e kishte fajin automjeti i parë nga një parakalim i gabuar?
Eni Çobani: Në fillim, se kemi 3 ekspertiza. Dhe unë nuk e di pse ka lindur nevoja.
Ardit Gjebrea: Ku është konflikti?
Eni Çobani: Konflikti është se nga fajtor që na doli në ekspertizën e parë Edmond Asllani, shkaktari i këij aksidenti ka dalë Astrit Troka që është makina e tretë.
Erioni: Ta vërtetojë që s’ka faj..
Gjendja e rënduar psikologjike ka çuar edhe në konfrotim fizik babë e bir. Leonard Troka ka ndryshuar dëshminë e tij. Fillimisht ai ka pranuar sesi si rezultat i përplasjes me makinën e parë, ai humbet kontrollin dhe për inerci del nga korsia e tij dhe përplaset me makinën tjetër që drejtohej nga Astriti. Por në një dëshmi të dytë të dhënë në Dhjetor, Leonardi ka thënë se nuk e mban mend përplasjen e dytë me zotin Astrit. Leonardi nuk ka pranuar të vijë në studio dhe nuk ka hapur as telefonin.
Astrit: Kur mora unë ekspertizën e dytë, e lexova i kam vajtur në shtëpi.
Eni Çobani: Dhe çfarë thotë?
Astrit: Nuk më doli.
Eni Çobani: Fakti që kemi disa thënie kontradiktore, unë them që keni akoma mundësi për ta zbardhur deri në fund sepse prova më e saktë është 22 Gushti, nuk mund të jetë as Dhjetori, as Shtatori.
Gjithashtu Eni Çobani shton se Dritan Veliu i cili ka dhënë ekspertizën e parë pas aksidentit nuk është thirrur në asnjë nga seancat e tjera për t’u përballur me kolegët e tij për ndryshimet e bëra në ekspertizë.
Ardit Gjebrea: Zonja Eni, ekspertët që ndryshojnë gjërat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen?
Eni Çobani: Prandaj them që më bën pyetjen e duhur, në kohën dhe vendin e duhur.
Ardit Gjebrea: Atëherë kam një thirrje për shtetin, bazuar edhe në ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi, duhet të thellohet edhe më shumë për të mos lejuar që segmentet të sektorëve që kapin drejtësinë të lulëzojnë dhe të mbysin atë për të cilën po flitet aq shumë, për një sistem të pastër drejtësie./tvklan.al