Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

 

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim të viteve 90-të ishin plot energji. Në trup ngjanin si balerinë ose gjimnastë, por ishin thjesht të uritur e të kequshqyer. Në portret tregonin dyfishin e moshës, me shumë rrudha dhe të parruar. Mbanin flokë të gjatë që në rastin më të mirë laheshin njëherë në javë. Dhembët i kishin  të mbushur me amalgamë të zezë dhe secili ishte me plot mungesa dhëmbësh në nofulla. Të veshur të gjithë njëlloj dhe me rroba me ngjyra të errëta.

Ky ishte pak a shumë identikiti i të riut shqiptar të dalë nga komunizmi dhe që po derdhej në Perëndim. Vetëm pak kohë më parë, slogani i famshëm komunist – për ironi të fatit po e përdor 30 vjet më vonë Lulzim Basha – thoshte: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër!”. Kurrë ndonjëherë nuk kishte qenë më e shëmtuar Shqipëria se përgjatë asaj përmbysjeje të dhunshme sistemesh. Jo se kishte qenë ndonjëherë më mirë, por sepse kishte mbetur dëshpërimisht shumë mbrapa botës së qytetëruar, me të cilin shqiptarët nisën të kenë një ballafaqim dramatik.

Shqiptarët po preknin Perëndimin që e kishin parë vetëm në ekranet bardh e zi të televizorëve dhe e kishin vështirë të kuptonin se çfarë shihnin në vitrina, nuk ju përkiste. Se vajzat që qeshnin për mirësjellje në rrugë dhe minifundet e tyre nuk ishin ftesa për harbim seksual. Në Romë, në Athinë e kudo gjetkë ku derdh vala e parë e emigracionit shqiptar, por dhe në Tiranë, një pjesë e madhe e çunave nisën të vjedhin, ca për mbijetesë, ca sepse e zgjodhën si jetesë. Dhe më pas gradualisht nisën të rriten në hierarkinë e krimit: filluan si shpërndarës të vogjël droge andej dhe kontrabandë këtej. Më të guximshmit nisën të meren me trafik qëniesh njerëzore e armësh, me prostitucion dhe më pas edhe me droga të rënda.

Një pjesë e madhe e çunave me shumë emra përfunduan në burgje. Të tjerë u vranë në Perëndim apo edhe në Shqipëri, në episode të dhunshme krimi mes tyre. Prehen në varreza monumentale në vend, me bustet e tyre që bien në sy dhe me dedikime në vargje nga miqtë dhe familjarët.

Një pjesë tjetër e çunave pati fat krejt tjetër. Janë ata që zgjodhën të kthehen herët në Shqipëri. Eshtë ai brez i të uriturve të komunizmit që sot janë 50-60 vjeçarë. Kanë respektin e shoqërisë që i quan të suksesshëm. Janë të martuar lumturisht me gra pothuaj moshatare që i respektojnë si mamatë dikur. Fëmijët studiojnë në universitetet më të mira të botës dhe kanë gjithçka që vetë as nuk e ëndërronin dot në moshën e tyre. Janë të kuruar në detaj. Kujdesen për trupin, duart, këmbët dhe sidomos për fytyrën si vajza nazike. Vishen me këshilla stilistësh me ngjyra të çelura. Kanë dashuri sezonale vajza televizioni që i llastojnë si dashnore sheikësh. I çojnë në Dubai dhe Maldive, ju sponsorizojnë muzikën apo vendin e punës ose ju hapin edhe një dyqan mode. Vetë meren me ndërtim. Me tregti të madhe. Kanë flotë kamionësh, skafe, vila në periferi të Tiranës e bregdet dhe apartamente jashtë shtetit. Miq në pushtet. Në opozitë. Në drejtësi. Rrinë me ministra e ish-ministra. Me politikanë e prokurorë. Shpesh thonë dhe fjalën e fundit që në diskutimet e tyre të para. Komisionojnë. Koncesionojnë. PPPojnë.

Në identikitin e tyre nuk mungojnë unazat, vareset e rënda të floririt dhe sahatët që kushtojnë sa ka kushtuar gjithë jeta e prindërve të tyre që vdiqën të uritur. Parfumi gjithashtu. Pinë verë të mirë, parapëlqejnë crudo-t, por përgjithësisht mbajnë dietë.

Hedhin veten ose paratë e tyre në politikë dhe në media; një pjesë ndodhen edhe në politikë, edhe në media. Kanë vetëm një problem. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të blerë të shkuarën e tyre. E cila në mos njëherë, njëherë, rikthehet në forma të ndryshme. Qoftë si paralajmërim i heshtur. Qoftë në mënyrë të egër e brutale, me kërcënim prangash në rastin më të mirë dhe me kallashnikov apo tritol në rastin më të keq. Ky është rrugëtimi i një brezi që në rininë e tij të mjerë, të nisur me fasule të zjerra shumë dhe sapun Rogozhine përcaktoi sesi do të ishte atdheu nesër. Një Shqipëri shumë më e pasur se dje, por shumë më e varfër sesa meriton të jetë dhe sesa do të duhej të ishte. Për shkak të tyre. Por jo vetëm për shkak të tyre.

Tags: lorenc vangjeli

TË LIDHURA

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët
Aktualitet

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

13:49 | 07/08/2025
Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!
Aktualitet

Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

13:43 | 07/08/2025
Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar
Aktualitet

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

11:19 | 07/08/2025
Next Post
Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari (Video)

Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari (Video)

Jemi shoqëri e homo stupidus stupidus stupidus

Jemi shoqëri e homo stupidus stupidus stupidus

“Ruajnë Zvicrën, siç ruajnë OKB-në”/ Rama takon të riun shqiptar në Gjenevë

"Ruajnë Zvicrën, siç ruajnë OKB-në"/ Rama takon të riun shqiptar në Gjenevë

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Zyrtarja e KE-së: Kriza në Gazë, një gjenocid
Bota

Zyrtarja e KE-së: Kriza në Gazë, një gjenocid

by mirseda
15:35 | 07/08/2025
0

Një zyrtare e lartë e Komisionit Evropian tha se zhvendosjet dhe vrasjet në Gazë ngjajnë shumë me...

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e lu*tës në Gazë

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e lu*tës në Gazë

14:08 | 07/08/2025
11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

13:49 | 07/08/2025
BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

13:45 | 07/08/2025
Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

13:43 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com