Politikë

“Ruajnë Zvicrën, siç ruajnë OKB-në”/ Rama takon të riun shqiptar në Gjenevë


               Publikuar në : 12:00 - 08/11/19 L M

Gjatë vizitës së tij në Gjenevë të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror Ekonomik, kryeministri Edi Rama ka takuar një shqiptar të Kosovës. Ky i fundit shërben në radhët e policisë së Zvicrës.

Takimin e tij me policin shqiptar, kreu i qeverisë e ka ndarë më ndjekësit në “Facebook”. Në videon e publikuar, ata shfaqen të dy të buzëqeshur, teksa përshëndesin shqiptarët kudo ndodhen.

🇦🇱👐🏿🇽🇰

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 8. November 2019

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajnë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (‘Po’ i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, shprehet Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT