Mëngjesi i sotëm e ka gjetur 11-vjeçarin shqiptar Alvin Berisha në krahët e babait të tij dhe dy motrave. Të cilët po e prisnin në aeroportin e Romës.
Historia prekëse e Alvinit u publikua fillimisht nga emisioni italian “Le Iene”, e më pas mobilizoi institucionet përkatëse që iu përgjigjën rastit dhe mundësuan largimin e të miturit nga kampi Al-Hol.
Operacioni për shpëtimin e Alvinit u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta.