Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Zëri i Amerikës’: Ka ende shqiptarë që nuk janë tërhequr nga kampi al-Hol

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Zëri i Amerikës’: Ka ende shqiptarë që nuk janë tërhequr nga kampi al-Hol

Një djalë shqiptar që ishte marrë në Siri nga e ëma, kur ajo u bashkua me grupin Shteti Islamik, u lirua nga një kamp ndalimi në Sirinë verilindore, dhe po kthehet në shtëpinë e tij në Itali, thanë zyrtarë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të enjten.

Historia e 11 vjeçarit Alvin që u gjend i vetëm pa familje në kampin al-Hol, pasi nëna e tij vdiq në mes të luftimeve në Sirinë verilindore, mbërtheu vëmendjen e opinionit publik në Itali, pasi një emision televiziv lajmesh njoftoi lidhur me përpjekjet e dëshpëruara të të atit për ta rikthyer të birin në shtëpi.

Evakuimi vjen gjithashtu në një kohë kur relievi strategjik në verilindje të Sirisë po ndryshon. Forcat e udhëhequra nga kurdët që drejtojnë kampin, po bashkëpunojnë së fundmi me qeverinë siriane, pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat pas vitesh që luftonin ISIS-in së bashku.

Fillimi i bashkëpunimit të kurdëve me Damaskun i hapi rrugën lirimit të Alvinit dhe fluturimit me avion me një eskortë të Gjysmëhënës së Kuqe nga qyteti verilindor Qamishli në kryeqytetin sirian Damask, jo përmes Irakut verior. Të enjten pasdite ai po hynte në Liban.

Rreth 70 mijë vetë janë aktualisht në kampin al-Hol, kryesisht gra dhe fëmijë, përfshirë 11 mijë të huaj. Është objekti më i madh që mban njerëz të lidhur me ISIS-in. Disa të ndaluar të tjerë janë kthyer në vendet e tyre si Franca, Rusia dhe Australia. Por lirimi i Alvinit ishte rasti i parë që u mundësua nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

“Shpresoj që kjo të sjellë njëfarë paqeje si edhe perspektivën e rimëkëmbjes së kësaj familjeje”, tha presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Francesco Rocca, që u përfshi personalisht në rastin e Alvinit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi tek fakti që ka ende 68 mijë vetë, dy të tretat e të cilëve fëmijë, që jetojnë në kampin al-Hol”

“Lajmi i sotëm është pozitiv, por është një pike uji në një oqean vuajtjeje”, shtoi ai.

Para pesë vjetësh, mamaja e Alvinit u bashkua me ISIS-in, dhe e mori atë me vete në territoret që kontrollonte organizata terroriste. Pasi nëna e tij vdiq, lajmi u mor vesh konfidencialisht përmes programit “Rivendosja e Lidhjeve Familjare” të Kryqit të Kuq, dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Përmes programit, i ati i identifikuar si Afrim Berisha në emisionin italian “Le Iene”, mori një mesazh nga i biri: Alvini ishte gjallë, i vetëm në al-Hol, dhe donte të kthehej në shtëpi. Sot, gjuha e vetme që Alvini flet rrjedhshëm është arabishtja.

I ati i Alvinit kërkoi ndihmën e Kryqit të Kuq, dhe pas negociatave me autoritetet italiane dhe shqiptare, djali ka tani një pasaportë shqiptare dhe leje për të qëndruar në Itali me familjen e tij.

Rasti fitoi vizibilitet nga emisioni satirik me format reviste televizive, që shkoi në al-Hol me të atin për një bashkim të prekshëm me të birin para dy javësh.

Megjithatë ai nuk u lejua ta merrte djalin me vete. Sipas njoftimeve, autoritetet kurde nuk pranuan ta dorëzonin djalin, sepse nuk ishte asnjë zyrtar shqiptar i pranishëm. Kështu i ati, u kthye duarzbrazët në Itali, ku është banor i përhershëm.

Kështu media sociale dhe opinioni publik u mobilizuan, duke arritur të vënë në lëvizje vullnetin politik. Presioni në rritje në rajonin e Lombardisë, ku ishte rritur djali, bëri që këshilli rajonal të miratonte një rezolutë për të sjellë djalin në shtëpi.

Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe hapën negociata me autoritetet italiane, dhe shqiptare, për të siguruar dokumentat dhe autorizimet e duhura. Të mërkurën djali e kaloi natën në një dhomë me një spikolog, dhe të enjten u dërgua në Ministrinë e Jashtme siriane.

Një numër vendesh evropiane kanë ngurruar të lejojnë ish-anëtarë të ISIS-it dhe të afërm të tyre të kthehen, por mobilizimi i opinionit publik duket se ia arriti të bëhej një përjashtim në rastin e Alvinit.

Edhe Shqipëria nuk i ka tërhequr shtetasit shqiptarë nga kampi Al-Hol. Ministrja e shtetit Elisa Spiropali, gjatë një interpelance në parlament në fillim të kësaj jave tha se afro 500 persona nga Ballkani janë ende aty. 150 janë shqiptarë, 72 janë nga Shqipëria, 11-13 burra të klasifikuar si terroristë në burgjet e kontrolluara nga forcat kurde.

Ajo tha në interpelancën e kërkuar nga një numër deputetësh për informacion për rastin e Alvinit, se 28 fëmijë shqiptarë janë identifikuar të jenë në kamp.

Mbështetur tek agjencia e lajmeve Associated Press

 

Tags: al-Holalvinishteti islamik

TË LIDHURA

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Një person rreh gazetaren shqiptare në kazino

Vuri bast, vdiq pasi hëngri 42 vezë

Vuri bast, vdiq pasi hëngri 42 vezë

Vdes në spital shoferi që i shpëtoi jetën prokurorit me manovrat në Shkozet

Vdes në spital shoferi që i shpëtoi jetën prokurorit me manovrat në Shkozet

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!
Bota

Familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

by mirseda
09:16 | 24/06/2025
0

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, deklaratë, e cila...

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!

Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!

08:16 | 24/06/2025
Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com