Kuriozitete

Vuri bast, vdiq pasi hëngri 42 vezë


               Publikuar në : 18:50 - 07/11/19 M S

Një sfidë për ngrënien e 50 vezëve, solli vdekjen e një personi, i cili kishte rënë pa ndjenja në vezën e 42. Gara për ngrënien e sa më shume vezëve, ishte tragjike për një burrë.

Ngjarja është raportuar në Indi, ku Subhash Yadav kishte vënë bast me shokun e tij, kush do hante i pari 50 vezë të ziera.

Por te veza e 42-të, ai ra pa ndjenja, dhe ndërroi jetë në spital.

Policia raportoi se Subhash Yada sapo kishte filluar të hante vezën e 42-të, kur u rrëzua pa ndjenja.

Yadav kishte pranuar bastin. I ndjeri kishte ngrënë 41 vezë, para se të rrëzohej papritmas. Ndonëse u transportua me urgjencë në spital, nuk ia doli mbanë. Subhash Yadav ndërroi jetë pas disa orësh.

Mjekët janë shprehur se Yadav humbi jetën për shkak të komplikimeve nga ngrënia e tepërt e vezëve. Ndërsa familja nuk e ka komentuar incidentin tragjik të Subhash Yadav.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT