Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Harmonia juaj ndërfetare, shembull për të gjithë botën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Harmonia juaj ndërfetare, shembull për të gjithë botën

Më lejoni ta nis duke shprehur entuziazmin tim në përurimin e programit të KMSH-së për ndërtimin e komunitetit. E filluam këtë projekt së bashku në vitin 2015 për të shkatërruar grupet ekstremiste dhe për të mbrojtur demokracinë shqiptare. Për shkak të sukseseve të mëdha që Komuniteti Mysliman Shqiptar pati në përhapjen e zërit të tij për paqe dhe nxitje të vlerave demokratike, të bashkëjetesës dhe harmonisë për të rinjtë shqiptarë, KMSH e zgjeroi programin një vit më vonë. Këtë vit, programi do të rritet edhe më shumë. Ambasada e SHBA-ve është krenare që ka qenë partneri juaj në këto përpjekje dhe mbetemi entuziastë që jemi partnerët tuaj në fillimin e programit të këtij viti.

Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë është harmonia ndërfetare – është një shembull i ndritshëm, që e gjithë bota ta ketë model. Ky respekt për lirinë fetare bashkëndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe është një ndër arsyet e shumta se përse jemi partnerë kaq të efektshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare për nismën që Shqipëria ka ndërmarrë për ta vendosur veten si drejtues rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2015, Shqipëria tregoi udhëheqësi të guximshme rajonale duke mikpritur Samitin e parë në Ballkan kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke njohur shfaqjen e një kërcënimi të ri terrorist. Qeveria e Shqipërisë ishte e para në rajon që hapi një Qendër Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe botoi një Strategji Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Programi, fillimin e të cilit festojmë sot, është një shembull konkret i zbatimit nga aktorët vendës të asaj strategjie për të sjellë ndryshim. Komuniteti Mysliman Shqiptar është një zë i besueshëm dhe paqësor në Shqipëri. Kur ai flet, bashkësitë dëgjojnë.

Siç e dini, afro 300 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar për ISIS-in ndërmjet viteve 2013 dhe 2015. Disa prej tyre vdiqën duke luftuar, disa janë kthyer dhe disa mund të kthehen një ditë. Mënyra se si Shqipëria punon për t’i riintegruar këta shqiptarë përsëri në strukturën kulturore dhe sociale të shoqërisë do të jenë vendimtare në formësimin e së ardhmes. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në atë përpjekje.

Jemi të entuziazmuar që përurojmë këtë projekt së bashku, i cili do t’i shtohet punës që KMSH ka filluar tashmë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme, për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik midis të rinjve dhe për të mbrojtur vlerat demokratike. Çdo person në këtë sallë sot luan një rol të rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Pavarësisht nëse jeni zyrtar i qeverisë, anëtar i autoriteteve ligjzbatuese, udhëheqës fetar, këshilltar i komunitetit apo përfaqësues i shoqërisë civile, ndodheni këtu sepse i kuptoni sfidat me të cilat përballemi. Ju e kuptoni që jemi në një betejë idesh – një përballje e vlerave tona të pluralizmit, të pranimit, të demokracisë dhe të harmonisë kundër një ideologjie dhune, intolerance, përjashtimi dhe abuzimi të njerëzimit.

Në Departamentin e Shtetit, ne jemi të përqendruar në përafrimin e përgjigjeve civile me ato të ligjzbatimit dhe ato ushtarake. Zbatuesit e këtij projekti e dinë – ne jemi të angazhuar në një përballje idesh. E di që të gjithë ju jeni kundër dhunës dhe do të ndihmoni për të bindur të tjerët se jemi të njëjtë në atë që duam për familjet tona dhe bashkësitë tona – idetë e lirisë, të begatisë, të paqes dhe të harmonisë.

* Fjala e të ngarkuarës me punë Leyla Moses-Ones në projektin “Angazhimi i të Rinjve për Ndërtimin e një Komuniteti të Qëndrueshëm”

Tags: ambasada amerikaneharmonia fetare

TË LIDHURA

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët
Aktualitet

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Next Post
Grabitja e 11 milionë lekëve në Postën e Krujë, pranga 3 personave

Grabitja e 11 milionë lekëve në Postën e Krujë, pranga 3 personave

Detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës, Lleshaj akoma në Siri

Detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës, Lleshaj akoma në Siri

Vizë fejese apo martese? Ambasada amerikane jep sqarime të rëndësishme

Vizë fejese apo martese? Ambasada amerikane jep sqarime të rëndësishme

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com