Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Pronën e një zotërie tani e gëzon dikush tjetër, vetëm se u tregua më i shkathët për të bërë vetëdeklarimin. Dosja vetëm me foto, kalohet në ALUIZNI-n e Sarandës dhe me asnjë dokument tjetër që të vërtetoi pronësinë, bëhet pronar dikush tjetër.

Ky është rasti i Sulo Baçit, i cili ankohet në Fiks Fare se shtëpinë e tij tashmë e gëzojnë të tjerët, kjo me ndihmën e ALUIZNI-t Sarandë. Ai tregon se në vitin 2012, ka blerë një pronë në Ksamil, Sarandë te Sotir Vito. Ka bërë dokumentet te noteri, ka paguar 40 mijë euro dhe priste dokumentet e pronësisë.

“Kam blerë një shtëpi në vitin 2012 në Ksamil, në Sarandë, te Sotir Vito, e kam prenotuar. Ishte një objekt trekatësh, ishte në punim e sipër. Unë do bleja apartament dhe i kam dhënë 80 % të vlerës, rreth 40 mijë euro. Edhe 20 mijë euro të tjera do t’ia jepja kur të më jepte Hipotekën. Leja e ndërtimit ishte në emër të Sotir Vitos, dhe vazhdova ta përfundoja vetë. Dhe ai më mori në telefon, përfundoje vetë më tha se s’kam lekë”, tregon Suloja.

Sotiri zhduket, dhe në “lojë” del vëllai i Sotirit, Vasillaqi. Ky i fundit tregohet më i shkathët, duke bërë vetëdeklarim te ALUIZNI, se godina është e tij. Te ALUIZNI shkon edhe Suloja, por leja e legalizimit i jepet Vasillaqit, megjithëse nuk ka asnjë dokument që godina është e tij.

“Leja e ndërtimit ishte e Sotirit, firma e Sotirit. Nuk e di si doli leja e legalizimit, por doli kështu. ALUIZNI më tha; ia kam dhënë atyre. Do ja marrësh atyre. Më përcollën. S’ma dhanë të drejtën të shkoja në Hipotekë”, thotë Sulo Baçi.

Në kohën që Vasillaqi aplikoi për legalizimin e banesës, Hipoteka i kthen përgjigje ALUIZNI-t që toka është okupuar nga Sotiri. Por gjithsesi leja e legalizimit del në emër të Vasillaqit. Tani, denoncuesi Sulo Baçi ka ngelur pa asnjë pronë, pasi Vasillaqi e ka nxjerrë jashtë shtëpisë duke i shqyer derën e shtëpisë, dhe flakur jashtë.

Çështja shkon edhe në polici, por Vasillaqi deklaron se e ka shqyer derën pasi shtëpia është e tija. Në këto kushte, as policia nuk i jep zgjidhje Sulos, por i sugjeron t’i drejtohet gjykatës. “Sot e kësaj dite, ata e lëshojnë me qira shtëpinë time, megjithë kontratën e dritave dhe ujit që janë në emrin tim. Kërkoj të kthehem në shtëpi, ose të më jepen lekët”, përfundon Sulo Baçi.

Gazetarët bashkë me denoncuesin i drejtohen ALUIZNI-t Sarandë, për të kuptuar se mbi çfarë dokumentash i është dhënë legalizimi Vasillaqit kur çdo gjë figuronte në emrin e të vëllait, Sotirit.

Punonjësi i ALUIZNI-t hap dosjen dhe shpjegon se në vitin 2014, është bërë vetëdeklarimi dhe në vitin 2017 është legalizuar në emrin e Vasillaq Vitos. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të dinë se çfarë dokumentash janë paraqitur nga Vasillaq Vito te ALUIZNI. Në dosje tregon punonjësi, janë vetëm vetdeklarimi dhe fotografitë e shtëpisë. Dokumente për pronësinë e truallit nuk ka, por nga një letërkëmbim që ALUIZNI Sarandë ka patur me Hipotekën ka rezultuar se prona është shtet dhe e okupuar nga Sotir Vito.

Atëherë me të drejtë gazetarët pyesin kur dokumenti tregon emrin e Sotir Vitos, si ka mundësi që legalizimi ka dalë në emër të të vëllait, Vasillaqit.

“Vasillaqi e vetëdeklaruar”, pohon punonjësi i ALUIZNI-t. Gazetarët e Fiksit i tregojnë punonjësit dokumentacionin që zotëron Sulo Baçi, ku ka një kontratë e cila vërteton pronësinë me lejen e ndërtimit të nxjerrë në vitin 2000 nga KRRT e Sarandës, ku origjina e truallit del në emër të Sotirit. Por ende nuk kuptohet se si pronar del Vasillaqi. Punonjësi i zënë ngushtë, shprehet se ai e ka vetëdeklaruar, dhe në emër të tij ka dal dhe legalizimi.

“Nuk e di si doli, kjo është dosja dhe nuk e di si është bërë. Pasi në këtë kohë unë nuk kam pas punuar këtu”, shprehet punonjësi. Pyetjes së gazetarëve se edhe denoncuesi Sulo Baçi ka bërë kërkesë për vetëdeklarim, por nuk i është kthyer përgjigje, punonjësi tregon se kërkesa nuk është trajtuar fare. Por ka kaluar direkt në arkivë. Ndërsa për dosjen e paplotë që ka paraqitur Vasillaq Vito, dhe që aktualisht gëzon pronën e dikujt tjetër, punonjësi i ALUIZNI-t tha:

“Nuk e di si e kanë bërë paraardhësit e mi, mban përgjegjësi ai që e ka firmosur atë dosje!!! Ta zgjidhi në gjykatë… ”.

Pra sipas ALUIZNI-t Sarandë, nëse një qytetar shkon të vetëdeklaroj një pronë, mjafton të ketë çelësat e saj dhe automatikisht e gëzon atë. /Top Channel

 

Tags: ALUIZNIpronaSarande

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe

Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për nipin e deputetit socialist

Aksioni opozitar, LSI mbledh Kryesinë

Aksioni opozitar, LSI mbledh Kryesinë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com